Nuk ka dyshime se procesi "Mani Pulite" ka filluar në Shqipëri!

Faza I

Do të tentojnë të deligjitimojnë drejtësinë e sidomos Spak. Kjo fazë do të jetë e karakterizuar me akuza të ndërsjella dhe heqjen e përgjegjësisë ndaj vetës duke akuar palën tjetër. Arrestime sporadike.

Faza II

Do të fillojnë të rrefehen vetë e do të shkojnë me vrap tek Spak! Do të ketë një garë kush rrëfen më shumë. SPAK do të krijoj pool special me disa hetues e prokuror.

Faza III

Mandate të frikshme arrestimesh. Kjo fazë ashtu si në Itali do të ketë tronditje psikologjike që shumë nuk do e përballojnë dhe nuk do të përjashtohen raste ekstreme vetvrasje ashtu siç ndodhi në Itali.

Faza IV

Do të shkojë hetimi deri në majë të kupolës. Kjo fazë ishte në Itali me rastin e marrjes në pyetje të Craxi publikisht dhe një ndër ngjarjet më kulminante ishte momenti kur Craxin qytetarët e rrethojnë tek Partia Sociale dhe e presin jashtë tek porta me domate e me sulme verbale.

Faza V

Ndodhin zgjedhjet në Shqipëri dhe ata që kanë dominuar politikën në 30 vjet do të humbin frikshëm. Keshtu Spak do të marr kurajë e do kërkojë arrestimin e kupolës që do të arratisen jashtë për tu mos kthyer më kurrë.

Faza VI

Bie sistemi aktual politik e bashkë me të edhe Republika I shqiptare. Kështu shqiptarët fillojnë të marrin frymë lirshëm dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të shumë i shpejtë.

Kokluzizione:

- Qindra të arrestuar

- Qindra fajtorë e të dënuar

- Dhjetëra të pafajshëm

- Miliona euro të konfiskuar

- Dhjetra me status e azilantit në vendet e treta në Botë.