FDA: Vaksina Johnson & Johnson e sigurt dhe efektive

FDA: Vaksina Johnson & Johnson e sigurt dhe efektive

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA ka rekomanduar për përdorim vaksinën e Johnson & Johnson.

Dokumenti do t'i paraqitet Komitetit Këshillimor të FDA-së për Vaksinat dhe Produktet Biologjike, i cili do të mblidhet të Premten për të shqyrtuar kërkesën e J & J për aprovim emergjent.

Sipas raportit, provat klinike të vaksinës nuk regjistruan asnjë problem në lidhje me efektivitetin, e cila mund të jetë një problem,  por në bazë të raportimeve shtatë vdekje nga Covid-19 u regjistruan në grupet e vullnetarëve që morën ilaçin placebo, në kontrast me vdekshmërinë zero nga koronavirusi tek ata që morën formulën normale të vaksinës.

Në të njëjtën kohë, siç është theksuar, janë vërejtur dy raste të sindromës GUILLAIN-BARRE, e cila sulmon sistemin nervor të pacientëve.  (

Do të nevojiten informacione të mëtejshme në lidhje me personat asimptomatikë, megjithatë vaksina - sipas FDA - është efektive pavarësisht nga mosha, raca, kombësia.

Vaksina kishte një normë të përgjithshme efikasiteti prej 72 përqind në Shtetet e Bashkuara dhe 64 përqind në variantin afrikan  i cili u shfaq në vjeshtë .

Vaksina e Johnson & Johnson mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes për të paktën tre muaj, duke e bërë shpërndarjen e saj shumë më të lehtë sesa vaksinat e autorizuara të bëra nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech, të cilat kërkojnë dy doza dhe duhet të ruhen në temperatura të ftohta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm