'Federata sjell arbitra që tallen me ne', presidenti i Flamurtarit: Çfarë presin këta, të marr pushkën?

'Federata sjell arbitra që tallen me ne', presidenti i Flamurtarit: Çfarë presin këta, të marr pushkën?

Sinan Idrizi, presidenti i Flamurtarit

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi në të 82 minutë (kthyer në gol nga Dennison) që ka nxehur gjakrat në Vlorë. Tre kartona të kuq, tension mes stafeve dhe sende të forta nga tifozët në drejtim të arbitrave, kjo ishte panorama e ndeshjes që zgjati më shumë se 104 minuta dhe u ndërpre gjatë në fundin e saj.

Pas duelit për Oversport, presidenti i vlonjatëve, Sinan Idrizi tha se askush nuk mund të tallet me investimin e tij, duke shigjetuar direkt organizatorët e FSHF-së dhe arbitrin Cjapi.

"Nuk është si e pashë unë këtë ndeshje, problemi është si e shihni ju. Të prishet futbolli në këtë farë feje unë nuk e kuptoj. Nuk kam fjalë të përdor për të gjithë këta që vijnë këtu drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, për këta gjyqtarë që vijnë e prishin investimin tonë. Çfarë presin nga ne, të marr pushkën e filloj pushkën me këta?! Ne duam të jemi fushë civili, ishte stadiumi i tejmbushur plot. Pra më e pakta sjellin arbitër amator. Më e shumta ore nuk e doni Flamurtarin në Superiore, nuk luajmë fare, luajmë në të Tretën, jemi rehat.

Nëse ky arbitrim që vjen sot ofendon një investim të tillë… Në këtë farë feje, një ndeshje mes ekipeve pretendente që acaron në këtë mënyrë një qytet të tërë. Në Shqipëri paragjykohet, paragjykohet kush do të shkojë, kush do të blejë, kush do të vihet e të tjera si këto. Flamurtari nuk ka hyrë kurrë në histori arbitrash. Po si duket këta nuk zënë mend akoma, por të jenë të qartë për një gjë, se këtë herë kanë për të parë një Flamurtar që reagon, jo histori batutash. Të jeni të sigurt se me investimin tim dhe të qytetit nuk tallet njeri", tha Idrizi.

Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë.


Lajmi kryesor:

Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë