Federata spanjolle e futbollit shkarkon trajnerin e kombëtares së femrave

Federata spanjolle e futbollit shkarkon trajnerin e kombëtares së femrave

Federata Spanjolle ka njoftuar së fundmi shkarkimin e Jorge Vilda, trajneri i Përfaqësuesve të Spanjës në konkurencën e femrave.

Shkarkimi i tij erdhi pasi 42-vjeçari i doli në mbrojtje presidentit të Federatës, Luis Rubiales pasi ky i fundit kishte puthur futbollisten Hermoso.

Ai shkarkohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares dhe kjo ndodh vetëm pak javë, pasi fitoi titullin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjol për femra: Kupën e Botës të zhvilluar në Australi dhe Zelandën e Re.

Faqja zyrtare e Federatës së Spanjës ka falënderuar Vildan për kontributin e dhënë në tetë vite si trajneri i Kombëtares së femrave.

Vilda ishte në krye të ekipit gjatë Kupës së Botës megjithëse disa nga lojtaret ishin shprehur kundër tij në një krizë vitin e kaluar, që rrezikoi vendin e tij të punës. 15 lojtare u larguan nga ekipi kombëtar për shkak të shëndetit mendor dhe bënë thirrje për një ambient më profesional.

Vilda ka drejtuar gjithsej 108 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 75 fitoresh, 16 barazime dhe 17 humbje, si dhe 310 gola pro dhe 58 kundër, duke arritur një Botëror në vitin 2023, si dhe një Kupë Algarve në vitin 2017 dhe një Kupë Qipro në vitin 2018.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane