Feja i bën fëmijët të jenë më
egoistë sipas shkencëtarëve

Feja i bën fëmijët të jenë më<br />egoistë sipas shkencëtarëve
Morali shpesh lidhet me fenë, por një studim i ri ka provuar se fëmijët që vijnë nga familje fetare, janë shumë më pak bujarë se fëmijët e tjerë. Ky përfundim vjen pas studimit të mbi 1000 fëmijëve në të gjithë botën dhe u publikua në gazetën “Current Biology”.

Projekti u drejtua nga Profesori Jean Decenty, një neuro-shkenctar nga Universiteti i Çikagos, i cili nuk e kishte si qëllim në fillim të krahasonte sjelljet morale mes fëmijëve. “Isha më i interesuar të studioja ndryshimet në ndjenjën e dhembshurisë ose të bujarisë në varësi të kulturës,” tha ai.

Puna e grupit të psikologëve provoi se edukimi formon moralin që në vitet e fëmijërisë. Fëmijët i mësojnë vlerat fetare dhe besimet nga familja dhe komuniteti, nëpërmjet rituleve si frekuentimi i kishës. Nëse feja promovon moralin, fëmijët nga familjet fetare duhet të kenë tendenca altruiste më të theksuara.
 
Skuadra e psikologëve e vlerësoi altruizmin duke përdorur ‘lojën e diktatorit’: secilit fëmijë iu dhanë 30 pulla dhe i thanë të zgjidhte se sa donte të ndante me një fëmijë anonym nga e njëjta shkollë dhe nga i njëjti grup etnik. Studiuesit bënë pjesë të studimit 1170 fëmijë, nga 5-12 vjeç, të 6 kombësive të ndryshme (ShBA, Kanada, Kinë, Jordani, Turqi dhe Afrika Veriore). 24% e fëmijëve ishin të krishterë, 42% myslimanë, 28% laik dhe të tjerë i takonin grupimeve të vogla fetare si hebre, budistë apo hindu.
 
Rezultatet provuan se fëmijët laikë ndanë më shumë pulla me moshatarët e tyre anonimë, ndërsa fëmijët myslimanë ishin më egoist se ata të krishterë. Të gjithë fëmijët bëheshin gjithnjë e më pak bujarë me rritjen në moshë, megjithatë fëmijët që i takonin besimeve fetare ishin më shumë egoist dhe nuk i ndanin pullat e tyre me fëmijët e tjerë. Studimi doli në përfundimin se ekspozimi ndaj fesë çon drejt egoizmit.
 
Psikologët vlerësuan gjithashtu pikëpamjet e fëmijëve mbi drejtësinë përmes një detyre që vinte në provë ndjeshmërinë e tyre. Fëmijëve iu treguan disa video të dhunshme,  ku njerëzit lëndonin njëri-tjetrin, shtyheshin dhe përplaseshin. Ata u pyetën se si e gjykonin këtë veprim dhe iu kërkua një mendim për dënimin e dhunshëm.
 
Krahasuar me grupet e tjera, myslimanët besonin në ndëshkimet e ashpra me dhunë. Fëmijët që i përkisnin një besimi fetar, ishin shumë më pak tolerantë ndaj dhunës që i ushtrohej dhe preferonin ndëshkimet e rënda.

Pse janë besimtarët më pak të moralshëm? Një faktor është fenomeni psikologjik i njohur si 'licensimi moral': një person i justifikon veprimet e këqija ose imorale - si psh. të qenurit racistë - pasi e kanë bërë diçka 'të mirë', siç është lutja.

"Eshtë një paragjykim i pandërgjegjshëm", shpjegoi Decety. "Ata nuk shohin as nëse ato veprime pajtohen me ato gjëra që mësojnë në institucionet fetare." 
feja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit