E pabesueshme por e vërtetë. Këngëtarja ekstravagante Lady Gaga ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet një unazë në formë zemre, ku tregon se është fejuar me aktorin Taylor Kinney .  

“Ai ma dhuroi zemrën në Ditën e të Dashuruarve, dhe unë i thash PO!”,-ka shkruar këngëtarja.

Sipas mediave të huaja çifti e kaloi festën e “Shën Valentinit” në Manhattan.

Lady Gaga dhe Kinney janë lidhur së bashku në vitin 2011, kur u takuan për herë të parë në xhirimet e klipit të këngëtares “You and I”.

lady gaga

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)