Fejohet me të dashurën këngëtari
Ed Sheeran: Dua të jem baba!

Fejohet me të dashurën këngëtari<br />Ed Sheeran: Dua të jem baba!<br>
Ed Sheeran ka ndarë me fansat e tij lajmin e mirë se është fejuar me të dashurën e tij Cherry Seaborn. Fejesa është zhvilluar para vitit të ri, çifti shkruan se është shumë i lumtur për hapin e radhës drejtë dashurisë.

Histori e dashurisë midis tyre nuk fillon tani por që në kohën kur ishin nxënës në shkollën e mesme.

"Unë nuk e di nëse jam i trishtuar apo i lumtur, di të them se jam i gëzuar, dua të jem një baba në të ardhmen. U fejuam para vitit të ri. Jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar," është shprehur mes emocionesh Ed Sheeran.

ed sheeran

Çifti shihet duke u puthur teksa ai ka zbuluar se i kishte propozuar të dashurës së tij që vitin e shkuar, por kishte vendosur ta mbante sekret lajmin deri në këto momente.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe