TIRANË - Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj tha se qëllimi i kriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes nuk është që të dënohet media dhe njerëzit e zakonshëm por vetëm zyrtarët që shpifin ndaj njëri-tjetrit. Felaj tha se shpifja dënohet fillimisht me gjobë, dhe vetëm kur nuk shlyhet dhe është e përsëritur kalohet në dënimin me burg deri në tre vjet. Felaj tha se do mazhoranca do ta riformulojë edhë një herë nenin që kryeministri Rama propozoi të ndryshohet, para se ta paraqesë në Kuvend.
"E pashë të arsyeshme në fakt që ta bëja këtë komunikim me ju për të davaritur përgjithmonë një herë e përgjithmonë çdo lloj diskutimi apo çdo lloj keqkuptimi mbi nenin e shumëpërfolur të atë të shpifjes ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë. Në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi që nëpërmjet këtij neni në kodin penal të penalizohen gazetarët aq më keq akoma njerëzit e zakonshëm. Ideja e atij neni është që të vendosim një marrëdhënie të re me të vërtetën si një lloj detyrimi më së pari për të gjithë funksionarët shtetërorë, për të gjithë të zgjedhurit në institucionet e qeverisjes qendrore dhe në njësitë vendore. Besoj se askush nga ju nuk është dakord me atë që në fakt ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me shpifjet, me përgojimet, me atribuimet që bëhen ndaj kujt do për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Besoj se kjo nuk i shërben askujt, nuk i shërben interesi publik dhe ky është qëllimi të zgjedhurit funksionarët e lartë shtetërorë kanë detyrimin që gjërat që thonë në publik gjërat që shprehin në publik të jenë gjëra të vërteta. Sidoqoftë për të shuar këtë lloj debati këtë lloj keqkuptimi në emrin tim personal natyrisht dhe në emër të qeverisë ju them që ne do ta tërheqim atë nisëm për të saktësuar pikërisht këtë moment në mënyrë që të mos ndodhi ky lloj diskutimi por një gjë duhet të jetë e qartë që politikanët duhet të kenë një marrëdhënie korrekte me të vërtetën kanë detyrimin për sa kohë paguhen nga taksat e publik të shprehin të vërtetën dhe të luftojnë për të vërtetën në Kuvendin e Shqipërisë dhe kudo ku ne detyrohemi të kryejmë detyrat tona, pra ky është qëllimi i vetëm", tha Felaj duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve para nisjes së seancës plenare.
Por debati mes deputetëve është zhvendosur edhe në sallën e Parlamentit.
Kreu i komisionit të Medias, deputeti demokrat Genc Pollo kërkoi që projektligji duhet të kthehet pasi janë shmangur shumë procedura.
"Ligji nuk ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, por ka ardhur nga qeveria. Nuk është hedhur në diskutim as në shoqata gazetarësh as tryeza. Mungojnë shumë procedura. Projektligji ka ardhur në shkelje të ligjit në fuqi. ka ardhur duke ju fshehur publikut dhe grupeve të interesit. Kthejeni mbrapsh që të shpëtojnë fytyrën vet ata që e propozuan sesa ta shohin të rrëzuar sot siç do bëjmë në Parlament", tha Pollo.

Ministrja Felaj tha se projektligji nuk është përfshirë ende në program dhe duhet të respektohen afatet
"Propozimi ka qenë i kryeministrit dhe nuk ka shkelje sepse thuhet në ligj: Si shpifja, si fyerja parashikohen në kodin penal. U vendos vetëm dënim me gjobë që nuk është dënim civil, por penal nëse nuk paguhet kthehet në penal. Nuk ka qëllim të penalizojë njerëzit e zakonshëm aq më pak median. Qëllimi është që funksionarët të vendosin një standard të ri komunikim. Qëllimi nuk është penalizimi i medias. Në këtë sallë nuk duhet të vazhdojmë me fyerjet", - tha Felaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO