TIRANE - Personat të cilët do të dënohen për krime të rënda jo vetëm nuk mund të zgjidhen në funksionet publike, por do t’u hiqet edhe e drejta për të votuar. Ermonela Felaj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ftuar në studion e Report Tv tha se do të ndryshohet Kushtetuta për të hequr të drejtën e zgjedhjes.
 
Një nga ndërhyrjet që do ndodhë në kushtetutë është ajo që ka të bëjë lidhur me të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur sepse sipas këtij projekti parashikohet që të dënuarit për krime të rënda për sa kohë janë duke vuajtur dënimin në burgim mos të kenë të drejtën për tu zgjedhur, pra është një ndërhyrje për të zgjedhur. Për të zgjedhur nuk e kanë sepse Kushtetuta edhe sot e ndalon për shkak të qënies i dënuar të mund të jesh i zgjedhur, por nga ana tjetër ata kanë të drejtën për të zgjedhur. Pra ata nuk do të kenë të drejtë të zgjedhin si të tjerët për sa kohë janë duke vuajtur dënim, pra ata nuk do përfshihen në listat e zgjedhësve. Jo nuk është një shkelje, në fakt ne e gjëjmë në legjislacione të ndryshme të aplikuar këtë gjë, kjo le të themi është si një lloj mase që ndoshta ne edhe në ndryshimet që mund të bëjmë në Kodin Penal në të ardhmen mund ta shohim dhe si një masë që vjen bashkë me një dënim kryesor pra si një dënim plotësues që jepet së bashku me një dënim kryesor”, - tha Felaj.

Gjetja e konesensusit për dekriminalizimin është përshëndetur dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i cili tha se sfida e radhës do të jetë reforma në drejtësi.

U arrit një konsensus për ligjin e dekriminalizimit. Ky është një lajm i rëndësishëm për politikën. Arritja e konsensusit duhet përshendetur dhe duhen nxjerrë konkluzionet përkatëse. E para rruga konsensusit është e mundur. Konsensusi është rruga e detyruar për politikën. Është arritje e rëndësishme. Politika bëri një hap sepse politika ktheu dicka. Ishte një hap që duhej hedhur edhe më shpejt. Ai i jep një mesazh të rëndësishëm opinonit ndërkombëtar të një Shqipërie të dekriminalizuar dhe hap udhën për të shfrytëzuar energji për cështje që i shqetësojnë shqiptarët, sfida e rradhës reforma në drejtësi. Një vit më parë, mbështetja e pakursyer e ndërkombëtarëve bëri që kjo të arrihej. Reforma në drejtësi është e rëndësishme na imponon që të arrijmë konsensus. Udha e konsensusit është e shtruar”, - u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Në fund të fjalës së tij, Vasili u shpreh se ligji për dekriminalizimin është i qartë duke theksuar edhe një herë që reforma në drejtësi do të sjellë refoma më të thella.

Hoqëm një peshë, atë të dekriminalizimit. Fjalët për këtë cështje i ka ligji që është i qartë . Në këtë rrugëe Partia Socialiste për Integrim do mbështesim zgjedhje konsesuale. Koha na dha të drejtë dhe reforma në drejtësi ka mundësi të arrrijë konsensus dhe të sjellë reformat më të thella”- deklaroi Vasili.
 
Drafti për dekriminalizimin do të çohet në Kuvend në muajin mars, pasi më herët duhet të bëhen ndryshime në kushtetetutë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)