Rrugët në Tiranë janë plot me të gjitha grupmoshat pa maska dhe masat e tjera mbrojtëse. Report Tv sjell pamjet nga zona e Don Boskos në kryeqytet, ku jo të gjithë qytetarët po e shfrytëzojnë orarin e pasdites për të lëvizur 16:00-18:00 për të blerë ushqimet apo për kryer nevojat e tjera të domosdoshme, por kanë dalë xhiro, pa ruajtur distancën mes tyre duke mos u ndërgjegjësuar pavarësisht apeleve të shumta dhe të forta. I pyetur se përse ndodh ky mos ndërgjegjësim i frikshëm, një qytetar tha për Report Tv se "Mos respektimi vjen nga kujdesi i pakët dhe nuk e dinë rrezikun tamam".
Lajmi kryesor:
Nuk mjafton ushtria dhe gjobat! Shqiptarët të pandërgjegjësuar dhe të pabindur për distancën dhe masat (VIDEO)











