Fëmijët e policëve të rënë, Tahiri:
Përulem para jush duke i'u nderua

Fëmijët e policëve të rënë, Tahiri:<br />Përulem para jush duke i'u nderua
Ministri Tahiri së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Stetit Haki Çako kanë organizuar një aktivitet më fëmijët e policëve të rënë në detyre. Në fjalën e tij ministri është shprehur se përulet me nderim përpara atyre duke i nderuar familjarin që i mungon.

Ministri Tahiri i ka premtuar mbështetje këtyre fëmijëve "jetimë"

"Askujt prej jush nuk do t’i mungojë mirënjohja e policisë. Prindërit tuaj janë përjetësisht pranë nesh nga sakrifica që bënë. Përulem para jush duke iu nderuar babain apo vëllain që iu mungon. Shpresoj që të ndjeni respektin dhe mirënjohjen e policisë-është shprehur ministri Tahiri gjatë fjalës së tij

ceremonia tahirit

ceremonia tahirit

ceremonia tahirit

Fjala e ministrit Tahiri
Përshëndetje të gjithëve,
fëmijë, të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.
Është gjithnjë emocion shumë i veçantë për mua të komunikoj me ju, veçanërisht në vigjilje të festave të fundvitit.
 
Për ju fëmijët (që jeni pak më të vegjël), dijeni që nëna juaj e të afërmit sakrifikojnë përditë, për t’jua bërë jetën më të paqtë e më të mirë, duke patur, veç vështirësive të ditës, edhe vështirësinë e përjetshme e të mospaturit bashkëshortin e babain tuaj. Për ju, fëmijët e vegjël, Policia e Shtetit, çdo punonjës i saj  e ne të gjithë jemi shumë krenarë për atë që kanë bërë prindërit tuaj duke dhënë jetën në krye të detyrës. E ashtu do jeni dhe ju kur të rriteni.
 
Ne nuk mund ta shlyejmë dot kurrë mungesën që keni në shtëpi dhe familje. Por ne mundohemi të bëjmë gjithçka për të qenë pranë nënës e familjarëve tuaj, për të zëvendësuar sado pak mungesën e shtrenjtë që keni në shtëpi.
 
Këto festa janë një mundësi e jona për t’u mbledhur e për të kujtuar bashkërisht sa e shtrenjtë është familja: familja juaj e vogël dhe familja e madhe që është Policia e Shtetit e cila, ndonëse nuk zëvendëson e as shbën dhimbjen që keni, me siguri bën të pamundurën për ta bërë më të lehtë çdo ditë të jetës suaj.
 
Dikujt i mungon në shtëpi babai, dikujt i mungon vëllai, i mungon një pjesë e rëndësishme e dashurisë familjare. Por askujt prej jush nuk i mungon mirënjohja dhe nderimi i thellë i Policisë së Shtetit dhe i shoqërisë në tërësi. Babai, vëllai, familjari juaj që sot nuk është këtu me ne, është përjetësisht në vetëdijen tonë shoqërore e kolektive, falë sakrificës sublime në krye të detyrës.
 
Në këto festa dua tju uroj Gëzuar Vitin e Ri, duke ju garantuar personalisht në emër të detyrës që ushtroj, që Policia e Shtetit është  në krahun tuaj duke bërë gjithçka është e mundur për të lehtësuar, sado pak, humbjen dhe dhimbjen që ndjeni përditë.
 
Personalisht përulem me shumë mirënjohje dhe respekt para secilit prej jush. E po ashtu të gjithë bashkë, e shoqëria në tërësi, duke nderuar babain apo vëllanë që ju mungon në shtëpi. Kjo ditë është si çdo ditë, e unë shpresoj shumë që viti që vjen të jetë një mundësi më e mirë në shtëpitë tuaja, për më shumë shëndet, dashuri e mirëqenie, për të përballuar çdo problem që, ndoshta është i vështirë për secilin prej jush veçmas, por për të cilin kjo familje e madhe e Policisë së Shtetit është në krahun tuaj.
 
Shpresoj shumë që të ndjeni respektin dhe mirënjohjen që kemi ne, Policia e Shtetit dhe shoqëria në tërësi, përballë jush. Shpresoj shumë që çdo ditë e vitit që vjen të jetë një ditë e lumtur për ju.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët