TIRANE - Pasditen e 17 majit një grup fëmijësh dhe prindërish u mblodhën në ambjentet e një restoranti në Tiranë. Për ata që shihnin grupin mund të ishte vetëm një festë ditëlindjeje, por në fakt para syve të tyre po ndodhte një ngjarje aspak e njohur për ta, por mjaft familjare në mbarë botën.
Fëmijë dhe të rritur në cdo cep të globit festonin Food Revolution Day, një nismë e inicuar nga shefi i njohur James Oliver. Harta e aktivitetit për herë të parë përfshiu edhe Shqipërinë, falë nismës së Dhurata Thanasit, autore e Luga e Argjendtë rubrika që prej një viti është një nga protagonistet e rëndësishme të “Fundjavës” në Shqiptarja.com.
Fëmijët gatuan ushqimet, fruta e zarzavate në shije dhe formula të panjohura më parë, shijuan frytin e punës së tyre dhe vizatuan ushqimet e tyre të preferuara. Në fund të ditës, fotoja e tyre u rendit në faqen online të Food Revolution Comunity.
Pak ditë më vonë, ata fëmijë, të panjohur publikisht, morën emërtimin Ambasadorët e Shqipërisë në Komunitetin Botëror të Food Revolution. Në këtë ditë në mbarë globin janë shënuar 672 aktivitete publike dhe 596 aktivitete private.
Njëra syresh në Shqipërinë e vogël, ku individët që besojnë në revolucionin ushqimor nuk mungojnë! Madje këtu motoja është “Besojmë në Evolucion, atë që na ndryshon çdo ditë dhe na bën fëmijë më të mirë sot dhe njerëz të së ardhmes”.
Dhurata, Food Revolution Day u festua për herë të parë edhe në Shqipëri dhe besoj se kjo mund të konsiderohet një arritje e bukur ....
Festimi i FRD 2013 në Tiranë na bën krenarë të gjithëve; fëmijë, prindër dhe komunitet. Edhe pse nuk ishim shumë, ne bëmë diçka që u dëgjua anembanë. U zgjodhëm Ambasadorët e Shqipërisë në Komunitetin Botëror të Food Revolution dhe Shqipëria u rendit ndër të gjithë ata që aderuan.
Pesonalitete dhe njerëz të artit si Huge Jackman, Ellen Degeneris, Guineth Paltroë, Jennifer Aniston etj përkrahën dhe çuan mesazhe anembanë për tu bashkuar për një ushqim dhe jetë të shëndetshme. Fëmijët atë ditë gatuan sëbashku me prindërit e tyre që nga zarzavatet deri tek lëngjet e frutave të freskëta dhe çuan një mesazh të “shëndetshëm dhe organik” komunitetit mbarëkombëtar. Nuk ka më mirë sesa një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë. E thotë dhe shprehja e popullit tonë.
Si lindi idea për tu përfshirë në këtë aktivitet botëor?
Luga e Argjendtë është anëtare e disa rrjeteve dhe komuniteteve sociale, që lidhen dhe kanë si mision të drejtperdrejtë ushqimin, mirushqyerjen dhe praktikat që ndiqen për to. Një nga rrjetet ku Luga është anëtare kaherë është ai i Jamie Oliver, një ndër shefat më të njohur në botë. Disa prej iniciativave të tij, janë kthyer tashmë në lëvizje mbarëbotërore. Një prej tyre është dhe Food Revolution Community.
Vitin e kaluar kisha ndjekur si vështruese këtë festë mbarëglobale, ndaj këtë vit vendosa me iniciativën time personale ta zhvilloj me fëmijët e shkollës dhe të kopshtit ku studion im bir. Në fakt unë kam kohë që në kapacitet personal dhe vullnetar, kam nisur një 30 minutësh leksion/demostrim me fëmijët e shkollës World Açademy of Tirana dhe këtu gjej rastin te falenderoj drejtoret e saj znj.
Gladiola Dona dhe Veta Nakaj, të cilat më kanë asistuar në këtë nismë. Mësimi është shumë i thjeshtë. Me mjete reale siç janë frutat dhe zarzavatet kam përgatitur me fëmijët “zemrat e shëndetshme” që janë ushqime që ata vetë i përgatisin me ndihmën e prindërve. Në të njëjtën kohë mësojnë dobitë e tyre, si t’i përgatisin dhe të hanë shëndetshëm. Kur themi ne shqiptarçe: “Një rrugë e tre punë”.
Për të gjithë ata që nuk e dinë cfarë është Food Revolutionary Day?
Food Revolution Day është dita kur njerëzit nga e gjithë bota mblidhen për ëe shprehur mendimin e tyre mbi ushqimin dhe gatimin. Ata kanë gjetur një mënyrë për të festuar dhe vlerësuar ushqimin si një e mirë e natyrës dhe njeriut duke u mbledhur e gatuar, të rritur e fëmijë, të rinj e të moshuar, politikanë e artistë.
Në këtë ditë thirret vëmendja e të gjithëve në lidhje me rëndësinë që ka ushqimi dhe ngrënia e thjeshtë e tij, sa më pak e papërpunuar dhe rëndësia që ka gatimi në jetën tonë, në një kohë kur këto veprime bazike të jetës së njerëzve po humbasin cdo ditë e më shumë ndër brezat e rinj. Kjo ngjarje përsëritet për vitin e dytë të saj, pra FRD ka nisur në vitin 2012 nga iniciativen e Jamie Oliver, një shef kuzhine, i ri në moshë që ka revolucionarizuar në mënyrë masive mënyrës e të ngrënit në vendet anglosaksone dhe jo vetëmboks
Si ushqehen fëmijët tanë sot?
Pyetje shumë e vështirë, pasi mikeshat dhe miqtë e mi janë pak a shumë prindër që kujdesen së tepërmi në mirëushqyerjen e fëmijve të tyre. Gjithsesi shoh që nëpër restorante fëmijët rëndom, hanë shumë sandëic-e, sufllaqe, patatina, etj, pijnë pije me gaz dhe kafeinë e deri dhe pije energjike.
Më shqetëson shumë ky fakt dhe sidomos, obeziteti i fëmijëve dhe të rinjve nga ngrënia e shqimit “junk food » ose “ushqim plehrë». Sot të kesh ca lekë në xhep është më e modës sesa të marrësh pak bukë me gjalpë e reçel, si ne dikur, apo dy feta pispili të gatuar nga mamaja.
Kjo lloj “mode” apo tendence ka jo vetëm një impakt në shëndetin e fëmijëve të rinjve etj, por dhe në ambjent, pasi prodhon mbetje masive dhe të dëmshme në ambient e natyre, të cilat në Shqipëri janë vështirë të menaxhohen dhe riciklohen.
Mund të themi se fëmijët janë pasqyra e prindërve edhe në ushqim?
Kjo është një pyetje me vend. Shumë prindër edhe pse mund të hanë keq vetë, për fëmijët mundohen të bëjnë më të mirën. Shumica e tyre thonë që fëmija im nuk e ha këtë apo atë produkt edhe pse unë e blej. Me fëmijët duhet bërë punë që në fillimet e jetës së tyre.
Unë e kam shumë të qartë që një copë tiramisu është më e shijshme sesa një biskotë me tërshërë. Por jam mëse e bindur që nëse fëmija që në vogëli mësohet me tërshërë, apo kekun e bërë nga mamaja, jo se nuk do ta hajë tiramisunë, por do të kthehet gjithnje tek biskota me tërshërë apo miell misri dhe nuk do të rrudhe buzët kur ia ofron.
Cfarë mendoni për ushqyerjen e fëmijëve gjatë ditës në shkollë?
Fëmijët tanë në shkolla rëndom janë të prirur nga ushqimi i rrugës. Mendoj se prindërit dhe mësuesit duhet të bashkëpunojnë më shumë në nxitjen e një ushqimi të shëndetshëm dhe përgatitjen e ushqimit me vete. Shkollat tona kanë mbushur oborret e tyre me ambulantë që shesin patatina, briosh, biskota etj të kualitetit të ulët dhe shpeshherë me data skadence të mbaruara dhe pre e tyre janë fëmijët që në shumicën e rasteve nuk kanë mundësi dhe dijeni për t’i kontrolluar. Eshtë e frikshme!
Kultura e ushqimit tek ne ?
Unë nuk e kam shumë të qartë panoramën sesi ushqehen shqiptarët, por vëmendja ime shkon tek entet të cilat prodhojnë ushqim si fastfood-et, byrektoret, Pubet e mbushura me snack- dhe pije kalorike etj. Po ashtu shikoj që jeta e vrullshme, dhe mbytëse i bën njerëzit t’i kushtojnë pak kohë ushqimit dhe gatimit të tij.
Si përfundim unë mendoj që po ecet jo mirë në këtë drejtim, pra në mirëushqyerje, e cila sot ndoshta nuk përbën problem, por nesër do të rëndojë në shëndetin e fëmijëve tanë dhe tonin, e po ashtu të qeverive dhe popullit që do të duhet të përballet me taksat, dhe një “përgjigjeje shëndetsore” me kosto marramendëse.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com