Një ndër gjërat që Roberti mbante me vete ishte një furçë për të krehur vetullat dhe nga këtu nisi të tregonte se i vlerëson shumë meshkujt që e mbajnë veten. “Që nga zanafilla e krijimit të qenies humane kur ne kuptuam që ti je femer, unë mashkull filluam të zbukuroheshim “, tha Robert Aliaj duke theksuar më pas se mashkulli është gjithmonë më i bukur.
“Gjithmonë mashkulli është më i bukur, edhe në natyrë. Ne ngaqë jemi hipokrit themi ‘Sa të bukura janë femrat’, që të gjithë gënjejnë. Edhe unë gënjej kur them që femrat janë të bukura, por më pëlqen ajo gënjeshtra”, u shpreh Aliaj.
d.c./shqiptarja.com
