‘Femrat kërkojnë divorcin pasi nuk durojnë më dhunën’, Gëzim Tushi: Sot ato martohen sërish, 30 vite më parë i quanin mëkatare

 

 

Sociologu Gëzim Tushi, në emisionin ‘Përballje’, tregoi edhe disa nga arsyet që femrat sot janë ato që po kërkojnë më shumë divorcin sesa meshkujt.

 “Statistikat nuk kanë precize deri në fund. Pavarsisht ndonjë luhatje numerike të shifrave nuk kam pikë dyshimi që tendencat janë këto, lidhur me martesën dhe me divorcin. Unë e di që fëmijët edhe me një prindër rriten të shëndetshëm, sepse partnerët që e mbajnë kujdesën shumë për ta rritur atë fëmijë. Sot mendoj se janë femrat ato që po kërkojnë divorcin, sepse nuk e durojnë dot më atë dhunën dhe nënshtrimin. Martesa është institucion delikat dhe me përgjegjësi. Sot thuhet hapur hapur se po martohem me këtë se është i pasur, është njeri publik, pa vlerësuar lidhjen emocionale, nuk bëhet bëhet martesa nën tundimin e paraqitjes së jashtme”, tha ai.

Tushi bëri një krahasim me 30 vite më parë, dhe tha se sot femrat kanë mundësi për të gjetur një partner tjetër pas një divorci.

“Sot gratë e divorcuara kanë mundësi që të martohen sërisht ndryshe nga 30 vite më parë, ku një grua e divorcuar quhej mëkatare, ndërsa sot bëhen më të bukura, i futen shkollimit.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Censi 2023, rritje e numrit të nënave që rrisin fëmijët të vetme’, aktivistja në ‘Përballje’: Gratë kërkojnë më shumë divorcin! Kryesisht moshat 40- 50 vjeç


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Netët magjike në Korçë, rikthehet ‘Mik Festival’ nga sopranoja Inva Mula

Netët magjike në Korçë, rikthehet ‘Mik Festival’ nga sopranoja Inva Mula