FERIZAJ - Nga Ferizaj njoftohet se Instituti për Promovimin e Edukimit - IPEDU- në bashkëpunim me klubin "RinOn" ka organizuar në qytetin e Ferizajt projektin "Java e Femrës Guximtare" për të dytin vit me radhë. Projekti është zhvilluar në 5 shkolla fillore, tre të qytetit dhe dy të fshatrave të komunës së Ferizajt.
Organizatorët bëjnë të ditur se janë mbajtur ligjërata për martesat e hershme, për inkurajimin e vajzave të reja për të drejtat të cilat duhet zbatuar dhe jo për t'i kërkur si dhe për nxitjen e vetëbesimit për të arritur qëllime të larta jetësore.
Perfitues në këtë projekt, i cili u përmbyll dje, kanë qenë vajzat e klasëve të teta dhe nënta. Rezultatet e arritura nga fushata sensibilizuese njëjavore "Java e Femrës së Guximshme" kanë identifiukar tre çeshtje per të cilat vajzat shprehen më të shqetësuara: moskomunikimi nënë-bijë, ngacimiet seksuale, mungesa e vetëbesimit dhe perkrahjes për të arritur qëllimet jetësore,si dhe t zgjedhjen e profesionit. /ATSH/