Eksperti, Ferjold Ozuni: Sezoni turistik 2023 pritet të shënojë rekord historik në 30 vite! Italianët, të parët për udhëtimet individuale

Këtë vit, 7.5 milionë shtetas të huaj janë futur në Shqipëri vetëm deri në fund të gushtit. Lulëzimi i sezonit turistik në vitin 2023 sipas ekspertit të turizmit Ferjold Ozuni, pritet të shënojë rekorde. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti u shpreh se duhet të presim fundin e vitit për statistikat e impaktit financiar që sipas tij priten të jenë rekord i historisë turistike në 30 vitet e fundit në vendin tonë.

“Sezoni ka qenë i mirë referuar numrave. Do të na duhet të presim fundin e vitit dhe fillimin e vitit të ardhshëm për të parë dhe impaktin financiar që ka pasur ky sezon që pritet të jetë rekord i të gjithë historisë turistike në 30 vitet e fundit në Shqipëri”, tha Ozuni.

Eksperti evidentoi se ka një rritje të turistëve që vijnë për ture dhe jo vetëm për pushim në plazh.

“Po nxjerrim në pah atë që kemi luftuar ta bëjmë vite më parë. Që të mos e shesim Shqipërinë vetëm për plazhin por Shqipëria ka potencial të madh për të thithur turistë të të gjitha kategorive. Edhe ata që vijnë për të vizituar Krujën, Durrësin, Tiranën etj, për dy ditë dhe kthehen pas. Kemi pasur turistë që kanë ardhur në verë për të vizituar vendet malore të Shqipërisë. Thethi Valbona, Korça Pogradeci dhe pjesa malore e veriut. Edhe kalatë janë të kërkuara për t’u bërë pjesë e një seti turesh”.

Për udhëtimet individuale, të parët në listë për këtë vit sipas Ozunit qëndrojnë italianë. Kurse për udhëtime me çartera, vendin e parë e zënë polakët dhe çekët.

“Kemi turistë që udhëtojnë me çartera, janë ata polakë dhe çekë. Shqipëria është një treg i njohur tashmë për këto shtete. Kemi dhe turistë që vijnë në mënyrë individale dhe sivjet rekordin e mbajnë italianët të cilët kanë udhëtuar me çfarë kanë mundur. Ka plot italianë që kanë pasur destinacion Shqipërinë. Kam hasur plot italianë në pikat kufitare të Shqipërisë së veriut kanë preferuar të vijnë në rrugë tokësore në Shqipëri. Polakët në vend të parë dhe dytët çekët për udhëtimet me çarter, kurse italianët për udhëtimet individuale.

Ka edhe një numër të madh turistësh rumunë që kanë ardhur në udhëtime individuale. Ky fluks i atashohet luftës që kanë bërë agjencitë shqiptare ndër vite në panairet e turizmit në Rumani dhe një rol kyç ka ambasada e Shqiptare në Rumani që e ka promovuar. Stafi i ambasadës shqiptare u ka kthyer përgjigje të gjithë turistëve në këto forume. Pas italianëve, rumunët janë të dytët për numrin e turistëve që kanë ardhur individualisht në Shqipëri”, shtoi më tej ai në Report Tv.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alket: 26/09/2023 07:58

    Te mos mburremi kot. Jemi kot ne turizm. Nuk ofrojme asgje, vetem i rrjepim ata fukarenjte qe vijne tek ne. Se ata pa leke ne xhepa vijne tek ne se ju duket lire. Per krahasim te vogel, qershor-gusht 2023: Antalya 13 milione turiste Stambolli 12 milione Kemer 7 milione Belek 6 milione Bodrum 4 milione Etj, etj E kemi dhj.re bregdetin por m.tin sta blen njeri. Sna e ka fajin njeri. Vetem nje zgjidhje ka, te shemben avash avash te gjitha dhe te risistemohen zonat ne bregdet me ndertime te reja.

    Përgjigju
  • poli: 12/09/2023 20:38

    nuk eshte gje 7 milikn turiste,,,se gjysmen e. kemi shqiptare te shqiperise,,duhej te kishim 70 milione turiste...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025