'Fermerët dhe grumbulluesit e bimëve mjeksore të vijojnë punën', kreu i shoqatës: Në të kundërt 90 mijë të punësuar pa asnjë të ardhur

Si në çdo industri tjetër edhe industria e bimëve mjekësore është prekur nga pandemia Covid-19. Në një lidhje live për Report Tv, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore, Filip Gjoka iu bëri thirrje të gjithë grumbulluesve dhe fermerëve të bimëve medicionale që të vijojnë punën e tyre. Sipas tij nëse kjo gjë nuk ndodh rreth 90 mijë të punësuar në këtë sektor do të mbeten pa të ardhura, ndërsa kompanitë e përpunimit nuk do të kenë se çfarë të eksportojnë.

"Dua të shfrytëzoj këtë hapësirë që t'iu bëj thirrje të gjithë grumbulluesve, fermerëve që janë në vendin tonë, pasi janë të trembur nga fashot e orareve dhe masat që janë marrë, apo e kanë pasur të vështirë që të shkojnë tek tokat apo të zbresin bimët nga mali, të vazhdojnë grumbullimin. Nëse nuk grumbullojnë ata do të mbeten pa punë. Në sektorin tonë janë rreth 90 mijë individë të punësuar në vendin tonë. E dyta nuk do të kemi se çfarë të përpunojmë ne në fabrikat tona dhe nuk do të kemi çfarë të eksportojmë. Prandaj ju bëj thirrje që të vazhdojë grumbullimi, pasi tregu është i garantuar dhe konsumimi i tyre vijon normalisht.

Unë i kërkoj qeverisë dhe sidomos ministrit Çuçi që të dale publikisht dhe t'u thotë grumbulluesve se jeni të lirë të vazhdoni punën pasi nga freskia e bjeshkëve nuk ka rrezik për infektim, por gjithmonë me masa mbrojtëse dhe duke mbajtur distancën. Ne kemi marrë masa që në ditët e para me desinfektime, me mbajtje largësie, me doreza, maska. Edhe në menza ku hanë bukën punëtorët, tashmë nuk futen nga 50-60 vetë, por në një tavolinë po dhe në një tjetër jo. Ne jemi shumë të interesuar që të mos kemi asnjë të kontaminuar, pasi nëse do të ishte një i tillë biznesi jonë do të merrte rrugë për keq.

Ne nuk e kemi ndërprerë aktivitetin, por problemi qëndron tek individët, pasi për të lëvizur nga një pikë në një tjetër e kanë të vështirë pa marrë leje. Prandaj duhet t'ju bëj thirrje fermerëve të dalin dhe të ju jepet leja e transportit dhe lëvizjes. Ne nuk kërkojmë që të futemi tek paketa e mbështetjes së ndihmës nga qeveria, por që të ju jepet mundësia që të grumbullojnë bimët, pasi në vende ruale kjo është e vetmja mundësi për të mbledhur të ardhura,"- tha kreu i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore, Filip Gjoka.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë