Fermerët e Kasharit, "lumë hallesh"
Berishës për rrugë e ujë

Fermerët e Kasharit, Berishës për rrugë e ujë">
TIRANË – Kryeministri Berisha ka shkuar sot në fshatrat e Tiranës për t’u takuar me fermerë dhe blegtorë të Kasharit. Nga të gjitha shtresat e popullsisë, Berisha, në këtë fushatë, po i jep rëndësi më shumë takimeve me fermerë e blegtorë, të cilëve ua ka bërë të ditur se propozimet e tyre do t'i shqyrtojë në mbledhjet më të afërta të Qeverisë.

Duket se nga kjo prirje e fundit e Kryeministrit dhe për të përfituar me shpejtësi ç'të mundin nga fushata elektorale, fermerët dhe blegtorët e Kasharit, sot, që në fjalët e para, i kanë derdhur hallet dhe problemet e tyre të 8 vjetëve, pa asnjë kursim, duke filluar me mungesën e çertifikatës së tokës, të rrugëve në fshatrat dhe veçanrisht të ujit, që në disa fshatra malore të Tiranës po transportohet me kafshë, shtuar këtu edhe transportin e të sëmurëve me batanije. 

Kryeministri Berisha, që u ndesh edhe dje në Berat me këtë strategji të re të fermerëve për të fituar sado pak nga vëmendja e tij elektorale, tha: "Nuk kam udhëtuar për të rreshtuar sukseset, por për të njohur hallet tuaja, për të marrë mendimet tuaja se çfarë duhet të bëjmë në katër vitet që vijnë për të bërë më shumë në projektin tonë të Shqipërisë së zhvilluar".

Lidhur me komunën e Kasharit, Berisha tha se "ajo ka arritur të shndrrohet në qëndrën e nëntë më të fuqishme të vendit. Në këtë themel qëndron djersa juaj. Shqipëria e zhvilluar mund të bëhet vetëm me fshat të zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar në zonat rurale atë infrastrukturë që ekziston në lagjet e qyteteve se ne besojme se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe kudo që banojnë duhet të kenë shërbime cilësore. Nuk e them me kënaqësi, por këtu infrastruktura është më e mirë se në shumë lagjë të Tiranës, ndërsa Tirana e mbylli në 12 vjet qeverisje e zhytur në baltë dhe kjo neve nuk na bën nder. U gëzova shumë kur kryetari i komunës më dorëzoi listën e investimeve për çdo fshat, jo si komunë. Dhe më informuan se 7-8 herë më të mëdha se investimet e shtetit ishin investimet e vetë komunës.  Nga ana tjetër, ne caktuam 20 milionë lekë projekte për fermerët, akorduar familjeve që të forcojnë fermat e tyre dhe kjo është mënyra e përdorimit, sepse tjetri do motivuar që të punojë".
 
Ju përgëzoj se e keni shndërruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj për programin e katër viteve që vijnë, kurse shokut Edi Rama le t’ia ngecim në fyt, ngjalat e Nard Kokës"- tha Kryeministri.

Berisha vuri në dukje se i interesojnë problemet e fermerëve dhe është i interesuar për zgjidhjen e tyre, ashtu siç veproi dje me fermerët e Goriçanit në Berat. “Ata më thanë se s’kemi rrugë, se po na kalben prodhimet nga lagështira dhe ne duhet t'i zgjidhim hallet e tyre".

PYETJE NGA FERMERET

Fermere: Z.Kryeministër, kam 11 dynymë tokë, por as 50 m nuk i kam me çertifikatë. Jemi nëntë persona në familje që s’kemi kurrfarë çertifikate toke. Si do zgjidhet problemi ynë?

Shqetësimi yt është shumë serioz dhe në këtë situatë janë mijëra e mijëra fermerë të vendit. Çfarë po bëjmë ne? Ne po bëjmë së pari, hartën dixhitale, që është harta më e saktë e tokës, që të marrë fund çdo lloj ngatërrese me mbivendosjen e tokës. Së dyti, ne kemi autorizuar kryetarët e komunës për të dhënë çertifikatat e plota të tokës. Së treti, për t’jua thjeshtuar juve problemin, jemi interesuar për hapjen e zyrave të hipotekës, që të merrni shërbimin tuaj pranë çdo komune deri në kompletimin e plotë të tokës. Unë kam mirëkuptim të plotë për shqetësimin tënd dhe të garantoj se ky proces do marrë shumë shpejt zgjidhjen përfundimtare. Çertifikata e tokës ka qenë një problem burokratik shumë i madh; ka me qindra fermerë që i kanë copat e letrave pa firmë e vulë, por ata që i kanë lëshuar, kanë lëshuar akte të papërgjegjshme, ndërsa tani çdo gjë do zgjidhet me çertifikime nga komuna pa nevojën e qarkut, ministrisë apo tjetër. Dy vendimet e para janë kaluar dhe botuar, ndërsa fare afër do bëhet edhe zyra e hipotekës në komuna.

Z.Kryeministër! Jemi në një fshat këtu pranë; jam pa punë, por nuk kam marrë as ndihmë ekononike; fshati ynë s’ka ujë dhe ne e transportojmë me kafshë, ndërsa dje kemi transportuar edhe një të sëmurë me batanije. Në vitin 2013, pra, transport me batanije...

Përsa i përket ndihmës ekonomike, mendoj se duhet të plotësohen të gjitha dokumentat e duhura, sipas regjistrimit të vendbanimit.  Sa për rrugët, ai zotëria që thotë se ne bëmë rrugë sa vija ajrore për në Tokio, e ka matur tokën me metra katrorë, sepse nuk është ashtu. Sepse e vërteta është se rrugët e ndërtuara tani janë mbi 13 mijë km, por do të vazhdojnë akoma të bëhen, sepse prapë kemi. Besniku më thotë se së shpejti do fillojë ndërtimi i rrugës edhe në fshatin tuaj dhe do të shqyrtojmë mundësinë e furnizimit me ujë. Është një kërkesë minimale, që duhet plotësuar. Është e rëndë të dëgjoj që sot ne transportojmë ujë me kafshë, por unë garantoj se sapo të përfundojmë projektin e rrugëve, do të bëjmë projektin e ujitjes, ujitje me pika për çdo bimë.

Unë dëgjova nga ju që nuk lehtësohemi nga heqja e tvsh-së së plehut kimik, se prej saj nuk fiton fermeri, por tregtari. Unë s’kam gjë kundër tregtarit, por ai ka lehtësia të tjera, kurse tvsh-ja u hoq për ju. Kështu që sërish do bëjmë rregullimet e duhura që fermeri ta ndiejë lehtësinë. Sado që të kapim, ne nuk bëhemi një vend me shumë tokë për frymë. Kjo dikton si prodhimin më fitimprurës për shqiptarët, prodhimin bio. Në krye të prodhimit bio nuk janë vendet e mëdha. Ai kërkon guxim, sepse duhet të marrësh rrisqe mbi vete, por jep fitimin më të madh për shkak të çmimeve. Ne nuk jemi vend anëtar i BE-së, sepse BE-ja jep shumë të mëdha për femerët, por statusi i vendit kandidat do t’i ndihmonte shumë fermerët tanë të merrnin subvencione dhe ne do të bëjmë çmos ta përfitojmë atë. Trefishimin e prodhimit, të cilin synojmë, ne e kemi llogaritur me buxhetin tonë.

Ne kërkojmë nga ti, që je “fisheku i fundit”, të drejtat mbi tokën e privatizuar nga “Coca Cola”. Mbetëm nëpër gjyqe me shtetin, por ama në ’97-ën asaj fabrike s'iu thye asnjë shishe, sepse ne e mbrojtëm me gjakun tonë. Mirërpo, kemi hapur gjyqe pas gjyqesh dhe po na e "dredhin"...

Gjyqin duhet të hapësh me shtetin, jo me investitorin, se shteti duhet të të garantojë ty për tokën tënde, ne të detyrohemi ty për çdo gjë. Unë do ta shqyrtoj atë kërkesë që ke bërë. E vetmja gjë që s’mund të them as po, as jo, është se duhet të shoh më parë marrëveshjen që të gjykoj në ke të drejtën t’i kërkosh shtetit përfitim nga dhënia e tokës, një kompanie tjetër.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës