Fermerët e pakënaqur me subvencionet nga shteti, ngrihen në protestë në Lushnjë: Të rritet rimbursimi, na trajtoni të barabartë me fqinjët tanë

Me pankarta në duar 'Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë'; 'Na e hoqët përsheshin me qumësht'; 'Ulni çmimin e naftës', fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan sot kundër skemës subvencionale. Sëbashku me blegtorët ata protestuan pranë 'Urës së Kuçit' duke bllokuar rrugën nacionale Lushnjë- Berat.

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i detyron ata të largohen nga Shqipëria. Një fermer thotë se rreth 30% e serave në Lushnjë janë lënë në harresë. Ata thonë se i ka dëmtuar edhe rritja e çmimeve të plehave kimik dhe rritja e naftës.

"Kam ardhur nga Kurbini, si gjithmonë kërkojmë të drejtat tona të trajtohemi në mënyrë të barabartë si fqinjët tanë, kërkojmë subvencionim të drejtë, jo t'i marrin taksa fermerit të vogël dhe t'ia japin fermerit të madh. Kjo po bën që shumë blegtorë ta braktisin Shqipërinë, 30% e serave këtu janë lënë pa punuar prej taksës 10% të imputeve bujqësore. Eksportuesit kryesore të prodhimeve bujqësorë janë këta që ministria e bujqësisë i çuan fermerë të vegjël", tha një protestues.

"Protestoj për të drejtën time. 1.5 litër ujë 50 lekë,  1 litër qumësht 40 lekë. Plehrat kimikë janë ngritur në stratosferë, 1 kuintal ure 110 mijë lekë. Shteti rregullator, ta marrin ndaç PD a PS, vetëm shteti e rregullon. Rrogat janë të ulëta, çmimet janë rritur. Çdo gjë është rritur vetëm malli jonë nuk po rritet", tha një tjetër protestues.  

I pranishëm në protestë ishte edhe Ervin Resuli president i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Prodhuesit Vendor Shqiptar. Resuli thotë se shteti duhet të rishikojë buxhetin për bujqësinë, si edhe riorganziojë skemat për fermerët.

"Protesta është thirrur nga fermerët, ne jemi në mbështetje të kauzave të tyre. Protesta ka karakter ekonomik, duke marrë në konsideratë çmimet e imputeve të rritura, duke marrë çmimet e lëndëve të para për ushqim për blegtori. Fermerët gjenden në rrugë të madhe sot sepse e kanë të pamundur të prodhojnë apo të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Rishikim të buxhetit të bujqësisë, riorganizmim i skemave që nuk përfaqësojnë fermerin dhe blegtorin. Ne jemi përballur me një udhëzim që përjashton fermerët e vegjël deri në 10 krerë lopë, apo atyre të gjedhëve të imta deri në 100 krerë, apo përjashton mbjellësit e serave deri në 1 hektar. Gati 60% e fermerëve që prodhojnë për konsumatorin shqiptar janë të përjashtuar nga skema mbështetëse", tha Ervin Resuli.

Fermerët kërkojnë rritjen e buxhetit të shtetit për bujqësinë, rimbursimin për njësi prodhimi për kulturat bujqësore, rimburësim për çdo litër qumësht, ulje të çmimit të naftës. Ata thonë se e kanë të pamundur të konkurrojnë me tregun rajonal, pasi pikat e grumbullimit e marrin qumështin nga Serbia ose Maqedonia e Veriut.

Sipas tyre, fondi i skemave mbështet njerëzit që janë afër qeverisë, nje pjese e madhe e buxhetit të për fermerët i kalon universitetit Bujqësor dhe bashkive për ndërtimin e tregjeve. Ata thonë se nafta nuk mund të merret nga të gjithë ata që kane mekanikën bujqësore për shkak të mungesës së letrave për pronësinë e tokës.  

Fermerët kundërshtojnë edhe skemën e rimbuirSimit për krerë bagëtish. Nëse në vitin e kaluar kush kishte 70 krerë dele apo dhi, merrte rimbursim 1200 lekë për gjedhë, tanimë përfitues do të jenë ata që kanë mbi 100 krerë dhi apo dele. Ndërkohë që shuma maksimale që mund të përfitojë nga skema një fermer që ka dele apo dhi është jo më shumë se 360 mijë lekë, aq sa ishte edhe më parë.

Për fermat e lopëve rimbursim do të marrin ata që kanë mbi 10 krerë lopë, nga 5 që ishte kushti i kaluar dhe vlera për krerë është 10 mijë lekë, dhe në total një fermer mund të përfitoj rimbursim deri në 500 mijë lekë, aq sa ishte totali i përcaktuar edhe në skemën e kaluar.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 20/02/2022 21:04

    Nuk e vrasin sh mendjen per fshatin qeveritaret, e dine qe nga ata nuk i gjen gje, cmim i ulet i prodhimeve bujqesore do te thote qetesi per popullsine e qytetit, si rrjedhoje dhe per qeveritaret. Nese rriten cmimet e prodhimeve bujqesore, atehere, me kismet se dhe ne qytet fshati ka zbrit tani, jalla protestofte njeri. Te na rroje partia, o burra ne mitingje

    Përgjigju
  • Jusufi: 20/02/2022 18:33

    Fshataret kane te drejte,,,bujqesia duhet te mbeshtetet, ,,,te ulet cmimin naftes per bujqesine ne 700 leke/litri,,,te ulet cmimin i urese dhe plehrave,,,, shteti te subvencionoje Fshataret ne shitje,,,,dhe kur demtohen nga shirat apo farerat e dobeta. ....dhe te siguroje ushqime per bagetite...///shteti te mendojne per fshataret, ,,e kane mendjen vetem per te vjedhur. ....

    Përgjigju
  • Lal: 20/02/2022 13:55

    Paguani kontribute njesoj me “fqinjet tane”!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën