/ATSH/.- "Bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve duhet të dyfishohet dhe duhet të jetë i barabartë", theksoi sot Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Në kuadër të Festivalit italian, i cili po mbahet në Kosovë me temë "Biznesi, mundësit dhe bashkëpunimi italian", Ferrarese duke folur dhe për praninë e bizneseve italiane në Kosovë, tha se numri i tyre është shumë më i vogël se në Serbi.
"Sa i përket shkëmbimeve tregtare Kosovë-Itali, shkëmbimet tregtare janë prej 300 milionë euro. Ne eksportojmë 220 milionë euro dhe importojmë 80 milionë euro. Unë besoj, mendoj se edhe pse të dhënat zyrtare mungojnë, kuotat janë më të larta sa i përket shkëmbimit tregtar. Atëherë duhet të punojmë në dy drejtime. E para që ta rrisim shkëmbimin tregtar atë global dhe qëllimi është që ta dyfishojmë këtë bashkëpunim. Dhe e dyta është se shkëmbimi tregtar, duhet të jetë i barabartë. Mendoj se problemi kryesor në Kosovë është përforcimi i sistemit prodhues. Kemi 500 fabrika italiane në Serbi dhe do të duhej të ishte e natyrshme se këtu do të duhej të ishin 150 apo 200. Sepse këtu ndihemi si në shtëpinë tonë, sepse është një ambient miqësor dhe shumë i përshtatshëm për italianët", tha ambasadori Ferrarese.
Tomas Gnocchi, përfaqësues i delegacionit të BE-së,i cili foli për integrimin evropian të Kosovës tha se "ka pasur përparim të madh në disa aspekte, por ende mbetet shumë punë për t'u bërë".
Ai përmendi dhe migrimin e kosovarëve në Gjermani dhe Francë, duke pohuar se kjo duhet të ndalet, pasi një gjë e tillë do të pengojë liberalizimin e vizave.
"Ka edhe shumë rrugë për të bërë sepse është rritur numri i kosovarëve, që shkojnë sidomos në Gjermani dhe Francë. Kjo çështje duhet të përmbyllet, sepse kjo ndikon në liberalizimin e vizave. Duhet të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave. Çështje e tretë shumë e rëndësishme është ajo e sundimit të rendit dhe ligjit më Kosovë dhe themelimi i Gjykatës Speciale që duhet të themelohet së shpejti. Vazhdimi i dialogut Kosovë -Serbi, është i rëndësishëm për të dy vendet që të mund të ecin drejtë BE-së...Duhet të bëhen reforma ekonomike në mënyrë që të çohen përpara zhvillimet e ndryshme ekonomike që janë të një rëndësie vendimtare për ekonominë e Kosovës", tha ai.
Ndërsa, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), theksoi se tani është hapur një epokë e re në raportet ekonomike Kosovë-Itali. Ai tha se duhet të eliminohen të gjitha barrierat dhe se institucionet duhet të bëjnë më shumë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim që të kemi sa më shumë investitorë të huaj në vend.
Valdrin Lluka, nga Agjencia për promovimin e Investimeve, tha se viteve të fundit ka pasur dyfishim të investimeve italiane në Kosovë.
"Për tre vitet e fundit kemi pasur dyfishim të investimeve italiane në Kosovë. Duke filluar nga viti 2011, ku kemi pasur vetëm 1.6 milionë euro investime nga Italia. Në vitin 2012 është pothuajse trefishuar në 4.4 milionë euro. Kurse, e kemi përmbyllur vitin 2013 me 8.7 milionë euro. Në përgjithësi investimet që kanë ardhur nga Italia janë në industrinë e ushqimit, në industri të përpunimit të tekstilit apo lëkurës, pastaj në industrinë e ndërtimit", tha Lluka.
Edicioni i parë i Festivalit Italian në Kosovë po mbahet në Prishtinë nga data 1 deri më 7 janar, duke sjellë aktivitete ekonomike, tregtare dhe promovuese, me synim të prezantojnë kulturën italiane përmes kompanive, konsorciumeve, sipërmarrësve dhe distributorëve./KosovaPress/
/Shqiptarja.com