Duke vlerësuar arritjet e kryera gjatë drejtimit të vendit nga Partia Socialiste, Edi Rama tha se Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje dhe se për të është amanet i shenjtë. Më tej, u shpreh se bashkë me partinë, do t’ia dalin për ta anëtarësuar në BE.

"Qëkur PS ka marrë përsipër misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, ky vend s’ka qenë kurrë më krijesë e kërrusur para askujt, flamuri s’ka qenë as çarçaf patriotizmi të shtirur, as tortë për t’u ofruar. Për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe zemrën time!", tha Rama duke shtuar:

"Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider dhe bashkë me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë e çdo shqiptari që sot kudo qoftë, thotë jam shqiptar, jam krenar dhe së bashku do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon!"

Duke marrë shkas nga protesta për Zvërnecin që zhvillohet vetëm pak metra më larg, përballë kryeministrisë, Rama tha se janë prodhuar përmbajtje për të ushqyer zemërimin. Ai tha se të njëjtën ndjesi do të kishte provuar edhe vetë nga “apokalipsi dixhital” që do ta kishte shtyrë të dilte edhe vetë në protestë.

Por, Zvërneci, tha Rama, është një investim madhor për ekonominë e Shqipërisë.

“Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtarë, anëtare të familjes sonë të madhe politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë! Puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35-vjetorit të lindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë, një masë e madhe njerëzish të dilte vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe një bashkësi përfaqësuese të merrte në zotërim çdo mbrëmje bulevardin e Tiranës. Kërkesa nisi me zemërimin e drejtë të një akti dhune dhe të padrejtë ndaj një investimi madhor që do të ndikojë interesat ekonomike të Shqipërisë. E vërteta është se edhe unë personalisht, po të isha një qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlillojet e gjysmë të vërtetave të fryra çdo minutë në vorbullat e kanaleve të dala me tërbim nga shtrati dhe lloj-lloj videosh e fotosh të prodhuara për të ushqyer zemërimin, pelikanë të ngordhur, gradaçela mbi lagunën e Sazanin, do të kisha dalë në bulevard, i llahtarisur nga gjithë ai apokalips dixhital. Do të më dukej edhe mua që e keqja e gatuar pas shpinës së popullit ishte aq e tmerrshme sa befas, krejt bota u zgjua si nga një ankth dhe u bashkua kontinent më kontinent për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër, shfarosës, vrastar. Pa diskutim, anulimi i një projekti kriminal që u trumbetua si shitje e një ishulli të Shqipërisë, do të më dukej më e pakta që duhet të ndodhte”, tha Rama.

Investimi në Zvërnec nuk është thjeshtë një biznes, por një xhevahir që sipas tij, qeveria kërkon t’ja vërë kurorës së Mesdheut në emër të vendit tonë, teksa i ftoi të shinin faktet se Sazani nuk shitet.

"Ajo që duam të bëjmë me atë investim nuk është një biznes i radhës në bregdet, por një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar dhe fëmijëve tanë. Kur të dëgjojnë për destinacionet, t’ju thonë të tjerëve kemi edhe ne Vlorën, kemi edhe ne Zvërnecin”, tha Rama.

Socialistët janë grumbulluar në sheshin ‘Italia’, por edhe pse është një përvjetor që kujton themelimin e partisë, nuk shihet asnjë flamur apo simbol partiak.

Të vetmit flamuj janë ata të BE dhe Shqipërisë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
‘S’do shpikim rrotën, na duhet turizëm elitar’- Rama: Djalli po kërkon të pengojë investimin në Zvërnec! Ç’na duhet që Kushner është hebre? S’jemi budallenj t’i bëjmë karshillëk dynjasë

1781284655_jgfxcu.JPG

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përmes informacioneve të pavërteta, po tentohet që të pengohet investimi në Zvërnec të Vlorës, duke e pasqyruar atë si një investim të izraelitëve.

Komentet Rama i bëri nga festa në Tiranë për 35-vjetorin e themelimit të PS, ku tha se investitorët në Zvërnec janë 2 vëllezërit nga Katari.

Më tej Rama tha se pavarësisht se Kushner është me origjinë hebreje, kjo sipas tij nuk duhet të ketë lidhje me investimin, pasi nuk është çështje që u takon shqiptarëve.

“S’duam ne turizëm elitar, se turizmi elitar nuk është për ne. E kundërta është e vërtetë, ne na duhet më shumë turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen, është gati dyfishi i asaj që futet në ekonominë e vendit. Turizmi i masës ka qenë i shkëlqyer, sepse ka qenë ambasadori i asaj që flitet në gjithë botën. Por Shqipëria nuk mund të mbetet mbrapa, nuk është e thirrur që të shpikë rrotën, por të hapë portën. Historia e shqiptarëve është historia e njerëzve që përtej feve kanë Zot respektin për tjetrin, për mikun, për atë që është në nevojë, për atë që është në rrezik. Ishin myslimanët që u bënë mburoja e hebrenjve. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet ta mbajë atë lidhje. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Cili është djalli që po tenton të hyjë në mes nesh? Që po provon t’u lërë fëmijëve tanë në kurriz, diçka që ne duhet t’i mbrojmë? Cili është djalli që po pengon një investim turistik? Ç’lidhje ka Izraeli me investimin atje në Zvërnec? Dy investitorët kryesorë janë 2 vëllezër myslimanë nga Katari. Apo se dhëndri i Presidentit të SHBA-ve është hebre. Po pastaj? Kaq budallenj mund të bëhemi ne që të hedhim përpjetë atë që nuk hidhet dhe t’i bëjmë karshillëk dynjasë? Ne duhet t’i kemi marrëdhëniet strategjike me të gjithë”, tha Rama.

Ora 19:14
35-vjetori i PS, Rama mesazh socialistëve: Populli na ka zgjedhur për të udhëhequr, s’do të bëhemi ata që s’i duhen dreqit

1781283475_rama.jpg

Drejt përmbylljes së fjalimit në festën e 35-vjetorit të PS, Edi Rama vuri në pah forcën e partisë duke thënë se i ka përballuar të gjitha dhe janë zgjedhur për të udhëhequr e jo ndjekur të tjerët.

“Taksirati i të qenit i madh është që duhet të përballesh me të gjitha erërat, stuhitë dhe pengesat, jemi bërë shumë të mëdhenj, shumë të fortë, shumë të pathyeshëm, por përgjigjja jonë është ne jemi këta që jemi. Nuk kemi ndërmend të bëhemi ata që nuk i duhen dreqit. Ne jemi këtu për Shqipërinë dhe Shqipëria e 2030 do të jetë në BE, do të jetë vendi për të cilin ne të gjithë do të jemi krenarë. Mos harroni, jini ambiciozë, ëndërroni, guxoni, besoni dhe vazhdoni përpara, të gjithë së bashku sepse është një popull i tërë që na ka zgjedhur për të udhëhequr dhe jo për të ndjekur mbrapa të tjerët dhe ne do të udhëheqim!”, tha Rama.

Ora 19:13
‘Zvërneci’, Rama-socialistëve: Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e Iranit! Konkurrencë e ashpër me Greqinë e Kroacinë! Ose rrimë mbrapa, ose kalojmë në ligën e tyre

1781283802_rama.jpg

Protesta për Zvërnecin është ndikuar nga Irani dhe vendet si Greqia që ndihen të kërcënuara nga hyrja e Shqipërisë në territorin e turizmit elitar, u tha Edi Rama socialistëve. Më tej, la vetëm dy rrugëzgjidhje: vendi të mos zhvillohet, ose të zgjedhë të pasurohet duke zgjedhur investimet e majme.

“Kam dëgjuar ca molotovarë që thonë nuk ka lidhje fare Irani këtu, kjo është një protestë bio. Protesta e atyre që janë shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendin tjetër, është shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, sëkëlldimeve bio dhe pastaj e dinë ata çfarë bëjnë se duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e të vetmit vend armik të Shqipërisë, të Republikës Khomeiniste të Iranit. Nuk është e rëndësishme sa shumë ka lidhje të drejtpërdrejta një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin tënd. Nuk është si fijet që priten, por sesi të shfrytëzon ty për ta bërë çorap vendin tënd. Si shpjegohet që është hedhur përpjetë gjithë dynjaja që ka të bëjë në Greqi? Sepse jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër që ka vite që e zotëron këtë treg. O do të pranojmë që do të rrimë mbrapa, o do të vendosim që do të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht. O do të praonojmë që Greqia, Kroacia, Mali i Zi do t’u ofrojnë mikpritje atyre që janë më të pasur dhe ne do të jemi vendi që do të vijnë me bukë me vete turistët, o do të bëhemi si Dubai në kuptimin e atraksionit për Lindjen e Mesme. Do t’i themi jo investitorit arab, mos hajde se ne kemi frikë të ëndërrojmë, të zhvillohemi, të rritemi, të pasurojmë vendin tonë? Me çfarë do ta bëjnë Shqipërinë këta patriotët, do të shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja?”, tha Rama.

Ora 19:07
‘Përplasje të mëdhenjsh për Zvërnecin’- Rama: Senatorët amerikanë duan të godasin Presidentin Trump, se po të ishte për zogjtë, do kishin folur për Rrjollin

1781283560_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur se reagimet ndërkombëtare për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, janë një luftë politike e ideologjike që nuk i takon Shqipërisë.

Duke përmendur reagimin e senatorit demokrat amerikan Bernie Sanders, Rama tha se interesi i tij është lufta ndaj Presidentit Donald Trump dhe jo Zvërneci, apo dëmtimi i mjedisit.

Sipas kryeministrit, nëse ndonjë senator amerikan do ishte i interesuar për mbrojtjen e natyrës apo të drejtës së pronës, do kishte reaguar më parë për protestat që kundërshtojnë resortin që do të ndërtohet nga botuesi Bashkim Ulaj në Rrjoll.

“A ka shqiptarë që mendon me mendjen e vetë, që nuk e ka kuptuar akoma që gjithë kjo lemeri në gjuhë të huaja në mbështetje të protestës, është projektimi i një lufte politike e ideologjike që nuk është lufta jonë. E një përplasje mes të mëdhenjsh, që nuk është puna jonë. Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme sa senatorët amerikanë do kishin në zemër zogjtë dhe plazhet e Shqipërisë, do kishin thënë ndonjë fjalë për Rrjollin. Asnjë fjalë. Këtu fjala nuk është për mjedisin, por për presidentin e SHBA-ve. Kanë çfarë kanë të tjerët me Presidentin e SHBA-së, nuk mund ta importojnë në Shqipëri dhe nuk mund t’i përdorin shqiptarët si mish për top”, deklaroi Rama.

Ora 19:03
‘Zvërneci’/ Rama: Investim që s’e kemi luksin ta refuzojmë, çdo përpjekje për zhvillim konsiderohet armike

1781283137_rama.jpg

Në 35-vjetorin e PS, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë investimin në Zvërnec, duke shtuar se çdo përpjekje për zhvillim sapo prezantohet anatemohet dhe konsiderohet armike.

“Jemi në një moment kur ajo që po ndodh me shumëkënd që nuk del në protestë, apo që nuk e mbështet atë protestë për ndonjë parti të vjetër, të re apo ende në bark të bulevardit, faktikisht po ndjen siklet me ne. Kjo është gjëja që duhet të na interesojë. Procesin e zgjedhjeve ta shoqërojmë me proces reflektimi, jo ne me veten, por bashkërisht me ata njerëz që ndihen në sintoni me nevojën për protestë, por që kanë nevojë të udhëhiqen dhe kanë nevojë të shohin perspektivën e qartë, të cilën me vete e ka vetëm Partia Socialiste. Kjo që po ndodh nuk është vetëm aq sa duket, por është shumë më delikate dhe më e rëndësishme për të nesërmen sesa një investim në vetvete, apo klithmat e protestave, pa llogaritur britmat, dufet e një kategorie njerëzish që janë shfaqur në bulevard dhe që kujtojnë se u bë deti kos. Kanë dalë si kërpudhat pas shiut të ngushëllojnë hallet e tyre, paaftësitë e tyre dhe në fund të ngushëllojnë edhe pamundësitë e tyre për të dhënë diçka më shumë, duke i treguar Shqipërisë gjoksin e gatishmërisë për një sprovë të re.

Kjo është shumë më e ngatërruar se kaq. Ky është investimi më i madh që i ka ardhur si mundësi Shqipërisë. Është një investim të cilin Shqipëria nuk e ka luksin kurrsesi ta refuzojë. Për këtë investim ka vend për debat, kundërshtim dhe vigjilencë. Kjo është demokratike, e drejtë. Por ajo që nuk është e drejtë është që sa herë guxojmë të ëndërrojmë fort dhe sa herë guxojmë të kemi ambicien për një ide më të madhe se ato të përditshmet, përballemi me shpalljen e tyre krim pa marrë ende formë.

Çdo vepër dënohet vetëm sa shfaqet, sa artikulohet. Çdo përpjekje për zhvillim konsiderohet armike. Por natyra nuk mbrohet duke e ngrirë jetën, as duke e lënë një vend të varfër, as duke pranuar që një vend të jetojë i varfër nga ata që na thonë “mbrojeni Vjosën”, ndërkohë që i kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre. Sfida nuk është të zgjedhim mes natyrës dhe zhvillimit, por si t’i bëjmë të dyja bashkë: të mbrojmë natyrën duke krijuar mirëqenie, të ndërtojmë pa shkatërruar, të zhvillojmë duke ruajtur dhe rigjeneruar, të rrisim ekonominë duke rritur përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe trashëgimisë së natyrës dhe historisë. Ne nuk jemi budallenjtë e lagjes”, tha Rama.

Ora 18:55
‘Zvërneci’, Rama në 35-vjetorin e PS: Protesta, politike! Bashkohuni me PS për të mbrojtur Shqipërinë! Të rinjtë pastruan zhulin e shoqatës së molotovarëve!

1781282868_rama.jpg

Protesta për Zvërnecin tashmë ka natyrë politike, tha Rama në festën e 35-vjetorit të PS, teksa tubuesit janë veç pak metra larg sheshit “Italia”. Ai bëri thirrje që kushdo ka si qëllim të mbrojë Shqipërinë, t’i bashkohet PS, teksa nuk kurseu fjalët për sjelljet e opozitës.

Për të rinjtë, tha se e vlerëson qëndrimin e tyre dhe është i hapur për të biseduar, teksa shtoi se ata kanë pastruar “zhulin e shoqatës së molotovarëve.”

“Nëse doni të mbroni vërtet Shqipërinë, mos ngatërroni drejtimin nga i vjen rreziku mjedisit, natyrës dhe Shqipërisë, por bashkojuni PS që ka nevojë për këdo që nuk bie dakord për çfarë nuk shkon, por që është gati t’i luftojë bashkë me ne gjërat për t’i bërë më mirë. Me ide, jo me britma, me propozime dhe me të ndenjurat ulur aty në punë, jo veç me video selfie dhe skërmitje, me Shqipërinë në zemër dhe mendjen në punë, jo Shqipërinë në gojë e smirë në zemër dhe hesape në mendje. Jam shumë i qartë që protesta është kthyer me natyrë politike, legjitime për këdo që do të ndryshojë Shqipërinë sipas qasjes së tij. Megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe kanë hall se po u dëmtohet sezoni, forca të ndryshme hedhin në bulevard gurët dhe fshehin dorën. Njësoj si opozita këtu hedh kënetën e vet e deri te tabakatë që mbi taka, mbledhin ‘like’ duke ecur me pasqyrë përpara. Partitë e reja që u bënë të vjetra kërkojnë një copë aty në prurjen e re. Për të rejat dhe të rinjtë që besojnë vërtet se po bëjnë revolucion, kam simpati dhe jam i hapur të flasim, por mbetem mirëkuptues nëse nuk duan të flasin. Një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë, kanë pastruar zhulin e shoqatës së molotovarëve!”, tha Rama.

Ora 18:54
‘Largojuni hienave’- Rama porosit protestuesit për ‘Zvërnecin’: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë, po ju gënjejnë se paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura

1781283267_cgyuuioo.JPG

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se po i mashtrojnë duke u thënë se qeveria ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura për t’i hapur rrugë këtij zhvillimi.

“Ejani të shikoni se kush u’a ka thënë në mënyrë të përbindshme të përsëritur se ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura, për t’u hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka sharruar me një rrenë shumë të fortë. Unë nuk negocioj dot kontratën me ata që më kanë votuar. Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit ndërkombëtar. Lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, atë do ta përcaktojë vetëm shkalla e cilësisë së projektit që do na prezantojnë investitorët. Largojuni hienave, se ju jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urrejtjeje dhe hipokrizie, që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg. Nëse doni të mbroni vërtetë Shqipërinë, ju njerëzit që jeni të shqetësuar për natyrën, hajdeni bashkohuni me ne PS”, tha kryeministri Rama.

Ora 18:49
Kryeministri Rama: Investimi në Zvërnec, një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë

1781282994_Rama111.JPG

Kryeministri Edi Rama tha nga Tirana, ku PS po feston 35-vjetorin e themelimit, se investimi në Zvërnec nuk është thjeshtë një biznes, por një xhevahir që sipas tij, qeveria kërkon t’ja vërë kurorës së Mesdheut në emër të vendit tonë.

“Ne nuk jemi si ata. Unë nuk jam si askush prej tyre dhe si askush prej atyre të tjerëve që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të shtuar ato sirena. Këto që bëjmë ne me atë grup të fuqishëm investitorësh, i bëjnë vetëm përfaqësuesit e denjë të një populli që i ka votuar për t’ui kujdesur për interesat e popullit. Ejani të shikoni me sytë tuaj sesi janë tërhequr vetë investitorët nga aplikimet, pasi kërkesat tona kanë qenë rigoroze. Pas ajo që duam të bëjmë me atë investim nuk është një biznes i radhës në bregdet, por një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar dhe fëmijëve tanë. Kur të dëgjojnë për destinacionet, t’ju thonë të tjerëve kemi edhe ne Vlorën, kemi edhe ne Zvërnecin”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 18:41
Protestat/ Rama: Kurth, po manipuloheni! Ejani shihni faktet, Sazani nuk shitet se është pronë e Shqipërisë

1781282932_rama.jpg

Ndërsa PS feston 35-vjetorin, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit po manipulohen, duke e quajtur një kurth që po nxitet edhe nga vendet e huaja. Rama i ftoi protestuesit që të shkojnë të shohin faktet.

“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’u drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë dhe janë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin, nga unë dhe nga qeveria e PS-së. Përpara 800 e ca mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen, nëse të tjerët nuk duan as të dëgjojnë apo të besojnë ato që them unë.

Po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja se janë, ashtu siç ua kanë thënë e shkruar në kanale të ndryshme, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. Po jetojmë këto ditë zhvillime që vende të tjera para nesh kanë rënë në kurthe të ngjashme si rezultat i manipulimit masiv të njerëzve me metoda të provuara dhe të demaskuara edhe në vende të tjera.

Kushdo që është i interesuar për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do të zhvillohet projekti i Zvërnecit apo i Sazanit, unë i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ejani t’i dëgjoni, verifikoni vetë faktet, ejani të merrni provat për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por edhe krenarë për mënyrën se si institucionet tona e kanë përfaqësuar interesin publik, qoftë në lidhje me investimin për Sazanin, qoftë me zhvillimin e Zvërnecit.

Nuk ka status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh në historinë e Shqipërisë. Për Sazanin nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, por ka një negociatë që zgjat prej shumë kohësh. Zgjat sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë.

Në tryezë kemi bërë të qarta dy gjëra. Ishulli nuk shitet, gjë që, për hir të së vërtetës, as nuk e kanë kërkuar, dhe ishulli nuk jepet me qira. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar.

Shteti kërkon të marrë pjesë në investim si partner. Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se tradhtarët dhe shitësit nuk e mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin”, tha Rama.

Ora 18:39
Ditëlindja e 35-të e PS, Rama kujton Fatos Nanon: Krenaria e tij për mua, vlerësim i veçantë! Kam gabuar, por do të jap gjithçka kërkohet!

1781282291_rama.jpg

Në një reflektim për rrugëtimin e tij dhe vetë PS, Edi Rama veçoi edhe marrëdhënien me liderin historik të partisë, tashmë të ndjerë, Fatos Nanon. Ndër të tjera, edhe me ata që e përkrahën, ndonëse jo aq lehtësisht. Kryetari i PS nuk u druajt të pranonte edhe gabimet e tij, por duke premtuar se do të japë gjithçka pa kursyer asgjë.

“Jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju, qoftë ata që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie, ata që s’më besuan, edhe para atyre që mungojnë sot sepse s’janë më midis nesh, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nanon, krenaria e shprehur publikisht për mua dhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, kryesisht për të, mbetet për mua një vlerësim i veçantë. Nuk mund të harroj çdonjërin nga veteranët e luftës që i njoha në fillimet e këtij misioni, m’u bënë krah i fortë edhe pse më pritën me këmbët e para. S’e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo 1 herë, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim a me vlerësim të gabuar. Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider”, tha Rama.

Ora 18:36
35-vjetori i PS, Rama: Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, është amanet i shenjtë! Bashkë drejt BE

1781281451_rama.jpg

Duke vlerësuar arritjet e kryera gjatë drejtimit të vendit nga Partia Socialiste, Edi Rama tha se Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje dhe se për të është amanet i shenjtë. Më tej, u shpreh se bashkë me partinë, do t’ia dalin për ta anëtarësuar në BE.

“Kur opozitarët tanë, të vjetrit e të rinjtë shpërndanin para zgjedhjeve, në të gjitha makinat, në xhama e në shtëpi, fletushkën se ikën 110 mln dollarë nga taksat. Ai llum, i sjellë në Shqipëri nga tjetërkush më parë, jo vetëm që s’ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, po po përballet me drejtësinë në Belgjikë, ndërsa hidrocentrali i tij monstruoz, iku për skrap sepse qëkur PS ka marrë përsipër misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, ky vend s’ka qenë kurrë më krijesë e kërrusur para askujt, flamuri s’ka qenë as çarçaf patriotizmi të shtirur, as tortë për t’u ofruar. Për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe zemrën time! Prandaj jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju, qoftë ata që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie, ata që s’më besuan, edhe para atyre që mungojnë sot sepse s’janë më midis nesh, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nanon, krenaria e shprehur publikisht për mua dhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, kryesisht për të, mbetet për mua një vlerësim i veçantë. Nuk mund të harroj çdonjërin nga veteranët e luftës që i njoha në fillimet e këtij misioni, m’u bënë krah i fortë edhe pse më pritën me këmbët e para. S’e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo 1 herë, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim a me vlerësim të gabuar. Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider dhe bashkë me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë e çdo shqiptari që sot kudo qoftë, thotë jam shqiptar, jam krenar dhe së bashku do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon!”, tha Rama.

Ora 18:32
Rama: 25% e territorit zonë e mbrojtur, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh në Vjosë

1781281819_rama.jpg

Pas debateve që janë ngjallur për investimin në Zvërnec, kryeministri Edi Rama thotë se ishte qeveria e tij që hartoi për herë të parë ligjin e zonave të mbrojtura. Rama tha se 25% e territorit sot është zonë e mbrojtur, ndërsa theksoi se kanë anuluar 40 kontrata hidrocentralesh për të mbrojtur Vjosën, e cila sot është e shpallur Park Kombëtar.

“Flitet për zonat e mbrojtura. Ajo që nuk është aspak e mirë është fakti që ngatërrohen gjërat. Ligjin e parë për zonat e mbrojtura e bëri qeveria e PS-së në mandatin tonë të parë. Deri në vitin 2017, Shqipëria nuk kishte ligj për zonat e mbrojtura. Ishim ne që, gjatë mandatit të dytë dhe të tretë, e kemi çuar në 25% sipërfaqen e zonave të mbrojtura të Republikës së Shqipërisë. Një e katërta e territorit është zonë e mbrojtur. Ishim ne që krijuam Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Shqipëria është i vetmi vend i rajonit me administratë në të gjithë territorin për zonat e mbrojtura, me 12 parqe kombëtare, 11 peizazhe të mbrojtura dhe 700 monumente natyre. Ishim ne që bllokuam lejet e dhëna mbi shtretërit e lumenjve tanë, ku vetëm mbi lumin magjik të Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve.

Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, bashkë me degët e veta, në një sipërfaqe prej plot 12 mijë hektarësh, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Në Greqinë fqinje dhe mike, ku ndodhen 17 kilometrat e para të Vjosës, nuk i është dhënë lumit të fundit të egër në Europë mbrojtja që i kemi dhënë ne”, tha Rama.

Ora 18:27
‘Bëj durim, shqiptari e ka zakon që kundërshton pa kuptuar’- Rama citon Konicën dhe flet për punën si kryebashkiak i Tiranës: Lash pas 55 mijë rrënjë pemësh dekorative

1781281028_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka bërë të pamundurën gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe kryeministër, për mbrojtjen e mjedisit.

Komentet Rama i bëri nga festa e 35-vjetorit të PS në Tiranë, ku tha se mbi 90% e pemëve në Tiranë, janë mbjellë në kohën kur ai ishte kryetar bashkie.

Rama tha se kur përfundoi detyrën si kryebashkiak i Tiranës, la pas 55 mijë rrënjë pemë dekorative, të mbjella sipas tij me sherr, pasi duheshin prishur kjoskat dhe ndërtimet pa leje.

“E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish që i përket kësaj kategorie, nuk është si duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj për jetën e banorëve të tokës, brishtësinë e mjedisit përballë veprimeve të njerëzve me pushtet. Qysh kur kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe pastërtisë. Shumë prej atyre që janë në bulevard apo që i mbështesin nga rrjetet sociale, janë shumë të rinj, për ta kujtuar Tiranën e 20 viteve më parë, kur morëm drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, ku kishte më shumë pemë të prera, sesa të mbjella. Mbi 90 % e pemëve që shohin në rrugët e Tiranës, i kemi mbjellë sëbashku me disa të tjerë që janë këtu, në kohën që si kryetar bashkie dola nga zyra duke lënë pas 55 mijë rrënjë pemësh dekorative. Shumë prej atyre pemëve të larta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, pasi duheshin shembur kjoska... Vetëm në skarpatet e Lanës janë hequr 123 mijë ton beton. Që atëherë unë mësova se në këtë vend nuk hedh dot një hap për të ecur përpara, pa bërë një sherr që të kthen pas. Që atëherë më flet në vesh Faik Konica, i cili thotë ‘bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh’”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 18:18
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj uron përvjetorin e PS-së: Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste!

Në 35 vjetorin e Partisë Socialiste nuk ka munguar edhe urimi i kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale i dërgon urime të gjithë familjes socialiste

" Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste!" shkruan Veliaj 

Aktualisht, festimet e 35 vjetorit po mbahen në Tiranë në një tubim që ka tërhequr pjesëmarrjen e qindra socialistëve 

 

 

Ora 18:16
35-vjetori i PS, Klosi: Jemi krenar që kjo forcë politike i ka shërbyer vetëm Shqipërisë, lidershipi i Ramës do e fusë vendin në BE

1781281019_cghuiil.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, është shprehur se forca politike që ai bën pjesë, i ka shërbyer gjithmonë Shqipërisë.

Komentet Klosi i bëri nga festa në Tiranë për 35-vjetorin e themelimit të PS, ku tha se lidershipi i PS do e fusë vendin në Bashkimin Europian.

“Urojmë që ky 35 vjetor të jetë 35-vjetori i integrimit. I jemi përulur të gjithë themeluesve, për punën e tyre. Ne kemi dhënë mbështetjen e pakursyeshme për lidershipin e PS dhe Edi Ramën, që po e çojnë Shqipërinë drejt BE. Të gjithë ne jemi krenar që këto 35 vite PS i ka shërbyer vetëm Shqipërisë. Prandaj jemi të gjithë këtu sot, kaq shumë, që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorët europianë të PS”, tha mes të tjerash Klosi.