Në festën para hapjes së kampionatit të tenisit për femra “Wimbledon”, në Kesington Londër, morrën pjesë të gjitha pjesmarrëset në turne të cilat ndryshe nga pamja e zakonshme sportive ishin të veshura shik dhe plot klas. Amerikanja Serena Williams është fituesja e turneut për pesë herë rradhazi dhe ndërsa këtë vit ka si konkurrente më të fortë motrën e saj shprehet se nuk ndihet xheloze, apo nuk ndjen rivalitet mes të dyjave.

Ndërsa e pyetur nga gazetarja për pritshmëritë e këtij viti, u shpreh se shpreson shumë që të jetë ajo fituesja, pasi ka punuar shumë për ta arritur këtë ditë.

Ndërsa ish fituesja e vendit të dytë kinezja Li Na u shpreh se ishte shumë e nderuar që merrte pjesë në këtë turne në Wimbledon, i cili për të kishte një vlerë të madhe historike pasi ishte vendi hapës i kampionatit të parë të tenisit. Asaj gjithashtu i pëlqente dhe fakti që loja luhet në një fushë më bar ndryshe nga fushat e zakonshme të tenisit.
Ndërsa për rusen Maria Sharapova, e cila ka patur rezultate të mirë në provat paraprake, shprehet gjithashtu optimiste dhe konfidente në fitoren e këtij turneu pasi tregon se ndihet e përgatitur dhe gati, si fizikisht ashtu dhe mendërisht për çdo sfidë që do t’i dalë përpara.

Eventi glamur është sponsorizuar nga biznesmeni Richard Branson, ku morën pjesë dhe njerëz të famshëm si i biri Sam apo ish-garuesi i Formula 1, Mark Webber.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)