PARIS - Dhjetëra piano janë vendosur në brigjet e lumit Sena në kryeqytetin e Francës, për të gjithë të apasionuarit e muzikës të cilët do të kenë mundësinë të luajnë nota muzikore me këtë instrument relaksues. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Fete de la Musique” e cila është një festë popullore rreth muzikës.

Festivali i muzikës që zhvillohet që prej vitit 1982, mbledh muzikantë të cilët dëshirojnë të shfaqin talentin e tyre në rrugët e qytetit të dritave dhe dashurisë. Këtë vit festivali ka moton “Luaj me mua, unë jam i juaji ", ideuar nga muzikanti britanik Jerram Luka në vitin 2008 që lejon profesionistë dhe amatorë të luajnë pjesë të ndryshme në piano për entuziastët e muzikës dhe turistët.

Një turist shprehet se është një ide e përkryer për të tërhequr vëmëndjen e njerëzve për t'i afruar me muzikën. Muzikantët që ftohen të marrin pjesë, nuk paguhen për performancën e tyre dhe është një bashkpëpunim mes publikut dhe artistëve që njëhohësisht i sjell gjallëri kryeqytetit të modës, artit dhe atraksioneve turistike.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)