Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Peleshi e uruan herët në mëngjes Sulltan Nevruzin e besimtarëve bektashinj.
Kreu i shtetit fillimisht uroi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ndërsa ishte i pari që vizitoi Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar nga afër klerin dhe besimtarët e pranishëm atje.
“Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Nevruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën, dhe duhet që vlerat e larta të kësaj dite, të paqes, të dhembshurisë, te dashurisë, të solidaritetit dhe të besimit për një të ardhme më të mirë, të jenë ato që duhet të na përçojnë në të gjitha ditët tona të vitit!”, deklaroi Presidenti i Republikës nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Kryeministri Rama, përveç urimit me pamje nga Teqeja e Helvetive në Berat, që e quan ndër më të bukurat në Ballkan, një mesazh të veçantë e kishte edhe në podcastin e tij “Flasim”.
“Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashinj, e qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditësh të mbara, për ta e për të dashurit e tyre. Por, padyshim uroj që të tilla të jenë edhe ditët që ka përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë se ashtu do të jenë”, tha Rama në urimin e tij.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi teksa shpërndan një video të Teqesë së Melçanit në Korçë, uron Dritë dhe bekime në çdo familje.
“Kjo ditë simbolizon fitoren e pranverës mbi dimrin dhe të shpresës mbi dëshpërimin”, shkruan kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në urimin e tij për Sulltan Novruzin, teksa uron besimtarët bektashinj për mbarësi dhe begati. “Pranvera dhe Demokracia triumfojnë përherë”, shkruan Meta.
Urimeve iu bashkua edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri u uron të gjithë besimtarëve bektashinj që festojnë Sulltan Novruzin një festë të qetë dhe të gëzuar. Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urim.
Besimtarët bektashinj i uroi edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të politikës.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka uruar që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për familjet shqiptare.
Reagimi i Delegacionit të BE:
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri u uron të gjithë besimtarëve bektashinj që festojnë Sulltan Novruzin një festë të qetë dhe të gëzuar.
Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shkruar se kjo ditë e bekuar simbolizon fitoren e pranverës mbi dimrin dhe të shpresës mbi dëshpërimin. Po ashtu Meta ka uruar shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare.
Po ashtu Meta, në fund të postimit të tij ka shkruar se ‘Pranvera dhe Demokracia triumfojnë përherë!’
Postimi i Metës:
Gëzuar Sulltan Nevruzin!
Në këtë ditë të bekuar, që simbolizon fitoren e pranverës mbi dimrin dhe të shpresës mbi dëshpërimin, ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare.
Qoftë kjo festë një burim drite, optimizmi dhe besimi për të gjithë besimtarët bektashianë dhe për çdo shqiptar.
Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe qofshin mbi ju bekimet e Zotit!
Pranvera dhe Demokracia triumfojnë përherë!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët bektashinj për Sulltan Nervuzin, një festë që shënon për ta fillimin e një viti të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.
Me këtë rast, Presidenti i Republikës zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit i përcolli urime të përzemërta.
Kreu i Shtetit uroi që kjo ditë të shërbejë si thirrje për më shumë shpresë, harmoni e mirëkuptim në të gjithë shoqërinë shqiptare:
“Gëzuar Sulltan Nevruzin! Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë paqe, begati dhe lumturi në jetën e tyre!” - u shpreh Presidenti i Republikës.
“Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Nevruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën, dhe duhet që vlerat e larta të kësaj dite, të paqes, të dhembshurisë, te dashurisë, të solidaritetit dhe të besimit për një të ardhme më të mirë, të jenë ato që duhet të na përçojnë në të gjitha ditët tona të vitit!”, deklaroi Presidenti i Republikës nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Komente











