Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur

Vlorë-Vlora është zgjedhur nga turistët e huaj për të kaluar Krishtlindjet dhe natën e ndërrimit të viteve. Në qytet takojmë të huaj nga Spanja, Italia dhe Ukraina.

Një nga turistët ka lënë kryeqytetin italian, Romën për të qëndruar në Vlorë për festa dhe ndan me ne përshtypjet e vizitës së tij të parë në Shqipëri.

‘Ne jemi italianë. Në ndryshim nga tjerët këto festa vendosëm t’i kalojmë në  Shqipëri. Erdha në fakt bashkë me gruan për të parë Tiranën. Erdhëm nga Brindisi dhe na pëlqeu shumë Vlora dhe qëndruam këtu për 4 ditë. Na pëlqeu shumë. Kam parë që është një qytet në progres, natyrisht ka ende për të bërë, por duket se po ndryshon për mirë. Qendra e qytetit e bukur pastaj Lungomare ishte fantastike. Vendosëm për pushime ndryshe këtë vit. Unë vij nga Roma, dhe në ndryshim nga atje ka më pak kisha, por pashë që këtu e ndjenin dhe festonin Krishtlindjen’, thotë ai.

‘Unë quhem Paolo Votano, edhe unë jam gazetar në Itali dhe ajo çfarë më ka bërë përshtypje ishte ngrohtësia që të ofrojnë njerëzit këtu. E mrekullueshme do të thoja. Ne kemi parë që shqiptarët në Itali janë pjesë e rëndësishme e jona, por edhe këtu pashë diçka ndryshe, shumë bukur. Unë vij për herë të parë, por natyrisht do të rikthehem’, thotë një tjetër.

Një turist spanjoll ka zgjedhur të presë vitin 2025 në Himarë.

‘Unë jam nga Spanja. Më quajnë Migel. Erdha këtu rreth një javë më parë dhe do të qendroj edhe 10 ditë të tjera. Vlora është shumë e bukur, kam parë edhe Beratin, por këtu deti dhe e gjithë zona në bregdet është fantastike. Është hera ime e parë. Kisha dëgjuar më parë për vendin tuaj nga miq të mi dhe jam këtu tani. Po udhëtoj vetëm dhe me biçikletë, po vizitoj të gjithë qytetin. Krishtlindjet i kalova në Vlorë. Ndërsa për festën e ndërrimit të viteve do të shkoj në Himarë. Veç Vlorës kam qenë edhe në Berat dhe Tiranë’, tha ai.

Të diktuar nga rrethanat të tjerë të huaj zgjodhën të jetojnë në Vlorë, sikurse janë shumë shtetas ukrainas. 

‘Jam nga Ukraina. Unë jetoj këtu prej disa kohësh. Lëviz me biçikletë. Dhe më pëlqen shumë Vlora. Është një vend shumë i bukur. Festën e krishtlindjes për herë të parë e kalova këtu bashkë me familjen. Ndërsa Vitin e Ri mendoj të shkoj në Pragë. Kam disa kohë që jetoj këtu. Është bukur, por nuk e di ende edhe sa kohë, varet nga gjendja në Ukrainë. Këtu është një vend i bukur për të jetuar. Më pëlqeu prej herës së parë që erdha’, tha ai.

Me vlerë për vendin tonë është dëshira që shprehin turistët e huaj për t’u rikthyer sërish në Shqipëri. Vlora mbetet destinacion për të huajt ku kulm i turistëve shënohet gjatë sezonit veror.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uahahahaha: 28/12/2024 13:41

    U lere vendi Bukur shume mahnitesh nga bukuria qe ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë