Në shtëpinë e Arbana Osmanit ka festë sot. Djali i dytë i saj dhe partnerit Eduard Grishaj bëhet dy vjeç.
Moderatorja ka ndarë një foto bardh e zi në rrjetet sociale, me një portret më të dukshëm të djalit të saj Diellit, të cilin nuk jemi mësuar ta shohim shpesh në Instagramin e Arbanës.
“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime”, shkruan Arbana krahas fotos artistike me Diellin në krah.
Moderatorja së fundmi u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë Zoin, vajzën e saj dhe të Eduard Grishaj. Nga martesa e saj e parë, Arbana ka djalin Jonin.
Komento