Mbështetës të presidentit të ri Muhammadu Buhari po festojnë fitoren pasi ish-udhëheqësi ushtarak është i pari udhëheqës ushtarak që heq nga posti një president nëpërmjet zgjedhjeve demokratike. Votuesit kënduan në rrugë ndërsa mbanin në duar fshesa, simbolin e partisë së Buharit, duke pretenduar se do të pastrojnë vendin nga korrupsioni. Presidenti i ri i kërkoi presidentit në largim Goodluck Honathan për heqje dorë nga pushteti në formë paqësore. Pavarësisht disa problemeve teknike dhe sulmeve vdekjeprurëse të grupit ekstremist të Boko Haram në very të vendit zgjedhjet u përshkruan nga mediat si më paqësoret në historinë e Nigerisë.