Festimet e shqiptarëve në Londër me bori, flamuj e fishekzjarre, paralizuan trafikun! 7 të ndaluar! Video tjetër

Mbi një mijë shqiptarë dolën mbrëmjen e 28 nëntorit në qendër të Londrës për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipëisë.

Me makina, fishekzjarre dhe bori shqiptarët kishin dalë për të festuar duke paralizuar në këtë mënyrë lëvizjen në të gjithë qendrën e Londrës. Kjo nxiti policinë londineze të ndërhyjë për të shpërndarë turmën dhe në disa raste të kryejë dhe shoqërime

Daniel Nikolla, aktivist shqiptar në Londër në një intervistë për Report Tv thotë se 7 persona janë shoqëruar dhe tregon se çfarë ndodhi mbrëmë në qendër.

Ne si ballkanas festuam në atë mënyrë që dimë. Shumica e aktivitetit ka qenë paqësore. Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një moment kur policia ndërhyri për të larguar njerëzit të cilët bllokuan dhe paralizuan të tërë qarkullimin. Policia ndërhyri për ti shpërndarë. Me sa di unë janë 7 persona të shoqëruar“ tregoi Daniel Nikolla për emisionin "Sot Live në Shqipëri"

Daniel Nikolla tregoi se aktivitete të bukura përkujtimore të rastit u organizuan edhe nga shkollat shqiptare në Londër. Edhe statuja e Skënderbeut në Londër ka qenë plot me lule.

Ndërkohë Daily Mail ka publikuar video të reja ku duken shqiptarët të cilët nga festimet bllokuan qarkullimin në qendër të Londrës. 

 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 30/11/2023 09:29

    Injorante

    Përgjigju
  • Bim: 30/11/2023 08:11

    Nqs keni kaq mall kthehuni ne Shqiperi me jetuar o pseudo njerez e mos u merrni me pallopatriotizem

    Përgjigju
  • Shqiptar: 30/11/2023 07:29

    Qa kuptimi ka me n'derpre rrugen t'jerve? Qe po shkojn te puna.

    Përgjigju
  • Iris: 30/11/2023 01:51

    Ju si /ballkanas/ festoni,por jeni ne shtepi te botes qe kane rregullat e tyre.Morret gje leje ne bashki e polici qe te festonit, qe t'ju siguronin nje vend ku te festonit lirshem e te kishit dhe mbrojtjen e policise njekoheshit,apo vendoset /on a whim/ te dilnit e te silleshit /ballkance/?!

    Përgjigju
  • Patrioti: 29/11/2023 17:36

    CFARE FESTIMESH MORE. KANIBALIZEM . FESTIMI BEHET I ORGANIZUAR DHE NE PARK OSÉ DIKU. BIJ KURVASH CFARE LESH KRENARESH. VEMJE , RRACE MUTI. NA VJEN TURP TI THEMI KUJT JEMI SHQIPETAR. SKANDALOZZZZZZ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion