Festivali i 56, Manjola Nallbani
e revoltuar: Fituesi ishte i caktuar

Festivali i 56, Manjola Nallbani<br />e revoltuar: Fituesi ishte i caktuar<br>
Manjola Nallbani reagon me një postim në rrjetet sociale për ndarjen e çmimeve në Festivalin e 56 të këngës. Këngëtarja Nallbani falënderon publikun dhe të gjithë ato që e kanë votuar dhe ndihmuar për të kompozuar “I njëjti qiell”. Ajo ndihet e revoltuar me jurinë për zgjedhjen e fituesit të Festivalit të 56.

"Nuk kam asgjë me fituesin, sepse Eugenti është këngëtar shume i mirë e kënga ishte e bukur po një gjë nuk kuptova: po kaq këngëtarë e këngë shumë të mira ishin dhe të Elton Dedës, Mariza Ikonomit, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht kënga ime “I njëjti qiell” po për asnjë nga këto nuk kisha dëgjuar qe do ishin fitues qe para 20 ditësh si për fituesin aktual", shkruan e revoltuar Nallbani.

Postimi i Manjola Nallbanit në Facebook:
"Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit është te falënderoj me gjithë shpirt publikun ,që më dha aq dashuri dhe mbështetje, duke qenë e vetmja këngë që u kthye në të 2 netët e konkurimit. Një kënaqësi bashkëpunimi me talentin Elgit Doda që krijoi muzikën dhe Rozana Radin për ato vargje aq të bukura që i këndova e i ndjeva në çdo gërmë! Talent si gjithmonë Enada At’Nikolla në realizimin e veshjes. Falënderoj me shpirt secilin nga ju miqtë e mi për vlerësimin, mbështetjen dhe urimet që më keni bërë kudo dhe pse pjesa më e madhe e mbështetësve të mi ,nuk janë moshë dhe kategori që të kalojnë ditën duke bërë like e komente në rrjete sociale! Fundja ky është qëllimi i gjithë karrierës sime, qe t’ju jap emocione te bukura përmes zërit dhe shpirtit tim. Nuk kam asgjë me fituesin, sepse Eugenti është këngëtar shume i mirë e kënga ishte e bukur po një gjë nuk kuptova: po kaq këngëtarë e këngë shumë të mira ishin dhe të Elton Dedës, Mariza Ikonomit, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht kënga ime “I njëjti qiell” po për asnjë nga këto nuk kisha dëgjuar që do ishin fitues që para 20 ditësh si për fituesin aktual, megjithëse këngë fituese apo jo,kuptohet vetëm në momentin kur këngëtari këndon live në skene. Këtë shqetësim e kam ndarë me këdo që kam folur e takuar shumë ditë para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as këtë vit, nuk pata asnjë surprizë kur u tha çmimi i parë, siç ndodhte dikur. Megjithatë reagimi dhe dashuria juaj janë arsyeja e vetme që më bënë të mos pendohem deri në fund që iu riktheva festivalit! Sa për jurinë, unë akoma sot nuk di e sata u rendita në këtë festival! Kaq e kisha detyrim për veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi të lumtur bashkë me njerëzit tuaj të dashur."


Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon