Festivali i Filmit, Dokufest kthen
Prizrenin në metropol deri në 12 gusht

Festivali i Filmit, Dokufest kthen<br />Prizrenin në metropol deri në 12 gusht
Dokufesti është një Festival Filmi Ndërkombëtar që mbahet çdo vit gjatë muajit gusht në Prizren, Kosovë. Këtë vit Dokufest është në edicionin e XVI deri në datën 12 gusht. Eventi filloi në vitin 2002 dhe ky festival tërheq artistë të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonalë.

Në këtë festival të organizuar çdo vit, filma janë të dizajnuar dhe shfaqen gjatë gjithë ditës, në dy kinema verore në qiell të hapur dhe në dy kinema të rregullta të shoqëruara me programin e aktiviteteve. Përveç filmave të saj, festivali është gjithashtu i njohur edhe për netët e gjalla pas shqyrtimit.

Ngjarje të ndryshme turistike dhe kulturore ndodhin në kuadër të festivalit: punëtori, ekspozita DokuPhoto, festival kampe, koncerte, të cilat së bashku kthejnë qytetin në një vend metropol. Ky është një financim nga Ministria e Kulturës e cila bën pjesë në kalendarin e përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë që vite më parë u premtua nga kryeministri Edi Rama. Kjo ngjarje artistike ndërkombëtare shërben si një urë komunikimi kulturor për të gjithë të pasionuarit pas kinematografisë dhe jo vetëm.

STREET ART në rrugët e Prizrenit  
Muzeu Kombëtar i Marubit organizoi gjatë këtij edicioni të Dokufest street art, duke riaktivizuar arkivin e fotografive në rrugët e Prizrenit, për ti dhënë jetë dhe bërë pjesë të panoramës së qytetit. Të udhëhequr nga artisti Ergin Zaloshnja, pjesëmarrësit ri-adaptuan imazhet e arkivës në muret e Prizrenit, ndërsa përmes metodës sticker art, krijuan një ekspozitë të hapur si një dhuratë për qytetin.

Rrëfenja e kinemasë historike të Prizrenit
Më 4 gusht, edicioni i 16 i DokuFest u hap te Lumbardhi, zemra shpirtërore e festivalit. Lumbardhin, arkitektja e bazuar në Stamboll dhe Nju Jork e që aktualisht është e përfshirë në renovimin e kësaj ndërtese,e cilëson si: “është hapësirë dhe institucion që nuk ka një karakter të fiksuar apo një identitet të ngurtë. Evoluon me kohë, në bazë të përdorimit, me njerëzit; i jep vetës mjaft kohë për të menduar për proceset, dhe për ta rishikuar vetën përsëri”.

Lumbardhi është ndryshuar gati krejtësisht disa herë prej kur u ndërtua në vitin 1948, e vendosur përballë urës së vjetër të gurit që të çon deri te fontana antike e ujit në qendër të Prizrenit, që njihet si Shadërvani. Tek tre vjet më vonë u shfaq filmi i parë në sallën brenda, e kjo ndodhi njëkohësisht me miratimin e një ligji të ri që ndalonte mbajtjen e shamive apo mbulesave tjera në këtë qytet që dikur i përkiste osmanëve. Kishte nisur një epokë e re e socializmit, dhe filmat po shfaqeshin për “familje nukleare”, direkt për fytyrat “e zhveshura” me flokë të rrahura prej frymës.

Disa vite më vonë, shteti përvetësoi edhe oborrin përpara si pjesë të kinemasë, dhe prej 1958 u krijua edhe ‘salla në ambient të hapur’. Kaluan disa vite dhe ky vend u bë pikëtakimi i preferuar i miqve e dashnorëve. Për punëtorët e Prizrenit u bë më shumë se kinema. Ishte shtëpi larg shtëpisë. Njerëzit prisnin në rend për ta parë botën nëpërmjet kinemasë: filma jugosllav, ëesterns (të Perendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës) dhe të Hollyëood, drama turke, dhe filma të ndryshëm të shkurtër e artistik që vinin prej vendeve të ndryshme të botës.

dokufest kultura

dokufest kultura


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë