KANE - Një varëse (foto) me një vlerë marramendëse prej 1.9 milionë eurosh është vjedhur gjatë Festivalit të Kanës, hera e dytë që ndodh në ceremoninë e këtij viti. “BBC” shkruan se bizhuteria e shtrenjtë e zvicerianit, De Grisogono është zhdukur gjatë një feste në një hotel luksoz në qytetin rezort të Cap d'Antibes.
Kompania festonte 20-vjetorin e krijimit e në festë merrnin pjesë njerëz të famshëm të botës së artit. “Kjo është hera e parë që na ka ndodhur diçka e tillë. 80 roje sigurie nuk mundën të evitonin vjedhjen”,-deklaronin zyrtarë të kompanisë në një deklaratë për shtyp. Javën e shkuar, disa persona vodhën bizhuteri të çmuara të kompanisë Chopard nga një dhomë hoteli. Vlera e tyre ishte rreth 770 mijë euro.
Chopard është një sponsor zyrtar i Festivalit dhe prodhon po ashtu edhe Palmën e Artë, çmimi i parë që akordohet. Fatmirësisht Palma e Artë nuk ishte mes sendeve të vjedhura javën e shkuar.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com