Një performancë spektakolare e “Traviatës”, historisë së dashurisë dhe vdekjes, ka qenë fokusi i Festivalit të Operas në Mesada 2014 me performancë të Giuseppe Verdi-t në arenën shkëmbore të Detit të Vdekur.
Festivali 6 ditor përfshiu sete dhe kostume të zbukuruara me drita shumë ngjyrëshe, tema dhe fishekzjarre që krijojnë një spektakël marramendës me sfondin e malit shkëmbor.

Soprania Rumune Aurelia Florian, që performoi Violetën, karakterin kryesor të Operas e la publikun të mahnitur me përformancën e saj. “La Traviata” ka një domethënie të veçantë për historinë e muzikës Izraelite duke qenë e para opera e vënë në skenën e mandatuar Britanike në Palestinë, kur një grup amatorësh performuan në Tel Aviv në 1923.

Masada ka një rëndësi të veçantë për Izraelin pasi sipas historive të lashta qindra çifutë kryen vetvrasje masive për të mos rënë sllavë në duart e Romakëve.
Masada është gjithashtu Trashëgimi Botërore e mbrojtur nga UNESCO dhe ka qenë prej dekadash një tërheqje arkeologjike. Kjo është hera e katërt që Festivali i Operas po mbahet aty në pesë vjet. Drejtori i operas tha se ky festival është planifikuar të mbahet deri në vitin 2017-të dhe pavarsisht problemeve që patën vitin e kaluar për mbledhjen e fondeve ata ja dolën ta sillnin sërisht në skenë dhe të thithnin një audiencë akoma më të madhe.

Megjithatë, Ministri i Kulturës së Izraelit shpjegon se ky është ende një event në hapat e tij të parë dhe pjesmarrësit janë përgjithësisht njerëz të pa mësuar me opera, ndaj edhe ata mundohet ta bëjnë atë sa më të prekshme për të gjithë duke tërhequr qytetarë të thjeshtë por dhe turistë.
Ata ja atribuojnë rëndësisë së këtij eventi rritjen e numrit të vizitorëve në mbi 3,000 vetë gjatë kësaj periudhe.

Redaksi Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)