Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!

1.     Nis nga sot në orën 19.00 deri në 7 maj në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë Festivali i Video Arkivës Shqiptare, ku do të prezantohen video materiale të rralla.

2.     Me punime të artistëve nga e gjithë bota, ekspozita e  Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit e kuruar nga artisti Helidon Haliti pret vizitorët deri në 10 maj.

3.     Drama “Para perëndimit” e regji të Andia Xhungas shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00, deri të dielën në teatrin “Metropol” në Tiranë.

4.     Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Mishi i egër” me autor Goran Stefanovskin dhe regji të Martin Koçovskit.

5.     Shfaqet këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia “10 vjet martesë” me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas.

6.     Shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin Bylis në Fier shfaqja “Martesë me kushte” e Dario Fo me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës.

7.     Jetësohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në Universitetin e Arteve një koncert nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar me dirigjent Gridi Krajën dhe soliste Jonela Golemin.

8.     Dy sopranot Sonila Baboçi dhe Erjona Gjyzeli, të shoqëruara në piano nga Herta Cane mbajnë sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas koncertin “Si dikur”.

9.     Qendra Kulturore për Fëmijë shfaq sot në orën 12.00 në  Pallatin e Kulturës në Lezhë shfaqjen “Rozafati”.

10. Mbahet sot në orën 20.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Indian Party” nga Francesco Apolloni me regji të Madi Selimit.

 

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastra në festë, turistët kërcejnë nën tingujt e muzikës shqiptare

Gjirokastra në festë, turistët kërcejnë nën tingujt e muzikës shqiptare