Festohet Kurban Bajrami, besimtarët
falen te "Dëshmorët e Kombit"

Festohet Kurban Bajrami, besimtarët<br />falen te
Besimtarët shqiptarë, e ata në të gjithë botën, festojnë sot Kurban Bajramin.
 
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush edhe këtë vit plot me mijëra besimtarë të cilët falën namazin e Kurban Bajramit në shesh.
 
Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë të madhe nga krerët e Komunitetit Myslimanë në fjalën që ata kanë mbajtur përpara se të niste falja e namazit të Kurban Bajramit.
 
E gjithë kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete për besimtarët myslimanë të cilët pas faljes së namazit të Kurban Bajramit nisin vizitat tek njëri-tjetri.

 Stafi i Report Tv dhe Shqiptarja.com uron të gjithë besimtarët Gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Në fjalën e rastit kreu i Komunitetit Mysliman tha se sot është dita e harmonisë, lumturisë dhe shpërndarjes së mesazhit të paqes.

Të dashur besimtarë. Sot në Mekë mbi 500 Haxhinj shqiptarë të bashkuar me besimtarë nga e gjithë bota i propozojnë mbarë njerëzimit begati e mirëkuptim.

Të gjithë e dimë historinë e Ibrahimit e Ismaili A.S ku urdhëroi kurbanin, kurbani i vërtetë u zgjodh dashi për të zhdukur zakonin e vrasjes e për ti dhënë njerëzimit mesazhin e paqes.

Nuk është veprimi ynë i jashtëm që ka vlerë, por prangosja e së ligës në shpirtin tonë. Tek Allahu nuk arrin mishi e gjaku por bindja e devotshmëria jonë. Ne jemi pasuesit e profetit të mëshirës. Urime dhe vizitat për Bajram janë traditë.

Le të shërbejnë këto ditë për ë shumë mirësi, paqe, harmoni e lumturi për të gjithë. Gëzuar këtë festë të bekuar. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë
.” tha Skënder Bruçaj kreu i Komunitetit Mysliman. 

Duhet që ky shesh të na rrënjosë më shumë besimin tek i madhi Zot, por kjo është vetëm hapi i parë se i dyti, besimi ka nevojë për kristalizimin e veprave të mira. Duhet të bëjmë sa më shumë vepra të mira si për vete, familjet por edhe kombin tonë.

Nuk duhet të bëjmë garë për pasuri e pushtet, pasi Zoti këto i shumëzon me zero. Ata që besojnë e bënë vepra të mira janë krijesa të mira.
” tha ndër të tjera  Elvis Naci, Imam i " Xhamisë së Tabakëve"  

Në këtë ditë të shenjtë, Ylli Gurra myftiu i Tiranës ka thënë se, kurbani e sakrifica e vërtetë janë tehu i shpatës ndaj drejtësisë që duhet të presë çdo dammar të padrejtësisë.
 
Sot të jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë të rëndësishme. Ne besojmë tek e vërteta absolute. Kurban Bajrami na ripërtërin të gjithëve ne. Dje në Arafat shkuan mijëra besimtarë që u lutëm për falje e mëshirë.

Përmes sakrificës tokësore, Kurban Bajrami është dëshmia e përkushtimit ndaj Zotit. Drejtësia është motra e devotshmërisë dhe sot kurbani më i madh nuk është një dash, por kurbani e sakrifica më e madhe është tehu i shpatës së drejtësisë që duhet të presë çdo damar të padrejtësisë ndaj kujtdo.

Ajo që e mban në këmbë shoqërinë e kombet është vetëm ecja drejt altarit të drejtësisë. Lutemi që kombi ynë paçin mirësinë, begatinë e shenjtërinë e kësaj dite
” tha ai.






kurban bajrami

kurban bajrami

kurban bajrami

kurban bajrami

kurban bajrami

kurban bajrami

 Foto të tjera 


Minutë pas minute urimet me rastin e festës e Kurban Bajramit 

11:24
 Nishani: Gëzuar Kurban Bajramit, shqiptarët dinë të ndajnë të mirën me ata që janë në nevojë

Presidenti i republikës Bujar Nishani ka uruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar të gjithë besimtarët për Kurban Bajramin.

Në mesazhin e tij, Nishani ka thënë se motivet e kësaj dite, përfaqësojnë vlerat shekullore të shqiptarëve.

nishani te komuniteti

Në prani të përfaqësuesve të mediave, Kreu i Shtetit u shpreh: “Urimi në këtë ditë është shumë i thjeshtë, sepse është një urim që vjen nga zemra, vjen nga shpirti dhe është për të gjithë njerëzit, kështu që ne e kemi përshëndetjen dhe urimin me një fjalë shumë domethënëse siç është fjala: Gëzuar, përshumëvjet! Dita e Kurban Bajramit përfaqëson dy dimensione: atë të Sakrificës dhe të ndarjes së të mirës me të tjerët. Të dyja këto vlera që Dita e Kurban Bajramit i përfaqëson dhe i promovon koinçidojnë si vlera shekullore edhe të shqiptarëve. Ne si popull dhe si komb kemi qenë një popull dhe një komb që në lidhje me Sakrificën kemi bërë shumë sakrifica në të shkuarën. Por nga tjetër, pavarësisht vështirësive dhe situatave që kemi kaluar, gjithmonë kemi qenë të gatshëm që atë të mirë, aq sa e kemi pasur, kemi qenë të gatshëm ta ndajmë me të tjerët dhe e kemi ndarë me të tjerët, të cilët kanë qenë në nevojë dhe në kërkim të ndihmës. Kështu që këto janë parime gjithëshqiptare dhe sot gjej rastin të vlerësoj lart këto parime të mëdha që feja islame i përçon në mbarë njerëzimin dhe në mënyrë të veçantë dua t’u shpreh mirënjohjen time si qytetar, por edhe si President i Republikës, Komunitetit Mysliman Shqiptar, klerikëve myslimanë shqiptarë për punën e shkëlqyer që bëjnë çdo ditë për të përhapur këto  vlera të mirësisë, të vëllazërimit, të respektit dhe të gatishmërisë që edhe përmes sakrificës të ndihmojmë atë që është më i pamundur, më i varfër, më pak i ndihmuar ndoshta nga fati në momente të caktuara. Kështu që edhe njëherë gëzuar këtë ditë të bekuar, këtë ditë të veçantë! Mbarësi gjithë Komunitetit Mysliman, të gjithë shqiptarëve! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!” tha ai.




11:00 Kurban Bajrami, Klosi: Urime të gjithë besmitarëve në këtë festë të bekuar 
Ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi ka uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Klosi është shprehur se është i angazhuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ministri e ka mbyllur mesazhin e tij me urimet më të mira për të gjithë në këtë festë të bekuar. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump