Festohet mes turistësh Dita e Trashëgimisë në Ersekë e Patos, banorët: Traditat i ruajmë (VIDEO)

Amvisat dhe zonjat e shtëpisë janë ato që edhe sot e kësaj dite ruajnë traditat dhe tradicionalen në familjet shqiptare. Kështu në Ersekë, në ditët e trashëgimisë kulturore u përcollën përmes një panairi punimet e bëra nga duart e zonjave si edhe përgatitje e prodhimeve për dimrin. Trahanaja, petkat dhe jo vetëm, janë disa nga traditat që këto familje vijojnë  ti trashëgojnë brez pas brezi.

"Prezantoj trashëgiminë që kam marrë nga nëna ime. Kam punuar me zell. I kam nxjerrë fëmijët me shkollë të lartë vetëm me lekët e këtyre. Prezantoj zahiretë e dimrit. Këto janë trashëgimi në çdo familje." shprehet një pjesmarrës në panair.

Zona njihet edhe për shumë prodhime bio si mjalti dhe jo vetëm, por tregu për shumë produkte ka munguar. Për këtë kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, tha se vitin e ardhshëm do të bëhet e mundur ngritja e një markate produktesh bio që do të lidhë prodhuesit vendas me eksportuesit.

"Do të marrim disa hapa për të rregulluar tregun. Do të ndërtojmë markatën e zahireve, ku do të lidhim prodhuezit vendas me eksportuesit dhe me linjat e shpërndarjes në kryeqytet dhe më tej. Një market zahiresh të ngritur në sistem. " ka thënë kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai.

“Brez pas brezi myzeqar” ishte eventi në Patos për ditën kombëtare të trashëgimisë, kur po ashtu dominoi tradita. Prodhime Bujqësore dhe blegtorale, objekte etnografike, kuzhina tradicionale, punimet artizanale por edhe vallja tradicionale e zonës kërkohet të ruhet e të trashëgohet ndër brezat e rinj të myzeqesë.

Klara Semanjaku, bijë e kësaj zone thotë se ajo ka pasion kuzhinën tradicionale dhe këtë e ka trashëguar tek dy vajzat e saj.

"Unë jam bijë e kësaj zone dhe e kam pasion gatimin. Këto gatime që kam sjellë unë sot janë gatime tradicionale ët zonës tonë. Jam e kënaqur që dy vajzat e mia e vijojnë këtë pasion me kaq dashuri dhe përkushtim sa unë." ka thënë Klara Semanjaku.

Kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj në fjalën e saj tregon se do të vijojnë përpjekjet për të rikthyer edhe ato tradita të humbura ndër vite.

"Është viti i tretë që ne duam ta kthejmë në traditë festën “Brez pas brezi myzeqar” . Janë përpjekjet tona për ta kthyer në traditë dhe njëkohësisht për të evidentuar të gjitha vlerat historike, kulturore dhe ekonomike të zonës."

Në këto organizime për ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore ishin edhe shumë turistë të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja