Kanadaja këtë të mërkurë është bërë tregu më i madh në botë për marijuanën e ligjshme, pasi u pranua kërkesa e kryeministrit vendas, Trudeau, për ta legalizuar.
Pas legalizimit, me qindra kanadezë u mblodhën në rrugë për të festuar, duke ndezur cigare e duke tymosur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mirëpo menjëherë pas lajmit, në disa prej dyqaneve ku është lejuar blerja janë vënë re radhë të gjata, të tjerëve u ka mbaruar stoku shumë shpejt, prej kërkesës së shumtë.
Festimet për këtë lajm u bënë në shumë shtete, që nga Alberta e deri në Kebek.