Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Elvana Gjata, feston sot ditëlindjen.

Artistja e njohur mbush plot 34 vjeç dhe disa momente të urimeve në këtë ditë, këngëtarja i ka ndarë edhe në mediat sociale.

Elvana Gjata ka publikuar një video teksa shihen prindërit e saj, të cilët dhurojnë lule këngëtares, për të cilët artistja shkruan se ato janë gëzimi i jetës së saj.

Ndërkohë ditën e sotme këngëtarja ka surprizuar fansat duke publikuar edhe një këngë të re me titull "Thirr".

Mamaja e këngëtares Elvana Gjata teksa i dhuron lule