/ ATSH/ - Në "ditën ndërkombëtare të pyjeve", një grup me mësues dhe nxënës të shkollës "Albanian College Durrës", mbërritën në Parkun Kombëtar të Divjakës në kuadrin e ripyllëzimit të zonave të pa pyllëzuara.
Gjatë këtij aktiviteti, ata mbollën 100 fidanë pishe në këtë park dhe ndihmuan për blerjen e fidanëve të rinjë pishash me vlerën monetare të grumbulluar prej tyre, 30 500 lek, ku do të pyllëzojnë një parcelë që tashë do të mbaj dhe logon e kësaj shkolle.











