FIER- Reshjet e shiut nuk i kanë penguar që 140 punonjës të rafinerisë së naftës në fier të dalin sot në protestë. Sipas tyre prej dy muajsh nuk janë paguar. Ata thonë se edhe pse prodhimi shitet fenomeni i vonesave të rrogave është i përsëritur për ta.

"Kërkojmë rrogën mujore të hamë bukë , të paguajmë ujin dritat se ti pret ai. Kalamajt i kemi nëpër shkolla paguajmë qeranë paguajmë libra veshje, të tëra. S'kemi ndonjë kërkesë tjetër përveçse për pagat."-thotë njëri nga banorët

Sipas punonjësve kjo është hera e tretë që protestojnë për një gjë të tillë. Ata  kanë paralajmëruar se nuk do të paraqiten në punë derisa situata të marr fund

"Arësye që ne jemi mbledhur sot këtu është që neve nuk po na japin lekët. Ja ikën nëntori domethënë 2 muaj. Uzina po punon me kapacitet të plotë nuk është se s'po punon"- thotë një tjetër


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)