Fier/ 200 m larg bregut të detit, patrulla e Kufirit shpëton nga mbytja 75 vjeçarin në plazhin e Semanit

Fier/ 200 m larg bregut të detit, patrulla e Kufirit shpëton nga mbytja 75 vjeçarin në plazhin e Semanit

75 vjeçari i shpëtuar në plazhin e Semanit

FIER -  Një pushues në plazhin e Semanit është shpëtuar nga mbytja sot prej shërbimeve të patrullës së kufirit.

75 vjeçari K.K., u konstatua prej patrullës së Rendit Publik rreth 200 m larg bregut në vendin e quajtur ‘Kulla e Ujit’, teksa po kërkonte ndihmë.

Atij iu dha ndihma e parë, e më pas u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

'Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur "Kulla e Ujit", në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.', njofton policia.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këpucët e bardha të Ramës marrin sërish vëmendje në Pragë! Moderatori: Jam xheloz...Kryeministri: Bliji edhe ti, janë të lira

Këpucët e bardha të Ramës marrin sërish vëmendje në Pragë! Moderatori: Jam xheloz...Kryeministri: Bliji edhe ti, janë të lira