FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga natën e së premtes, me qëllim ekstradimi, shtetasin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar Elton Andon Ceku. Elton Ceku, 37 vjeç dhe me banim në Fier është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes në një operacion të mirëorganizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Arrestimi i shtetasit në fjalë u krye me motivacion ekstradimin pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Distriktit të Massachusetts (SHBA) më datë 07.06.2012 për veprën penale “Mbajtje me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

(Në foto:Shtetasii shpallur ne kërkim ndërkombëtar Elton Andon Ceku)
Njoftimi i policisë lidhur me ndalimin e 37-vjeçarit
Nga strukturat e Sektorit per Narkotiket e trafiqet ne DPQ Fier ne kuader te nje operacioni te mirorganizuar policor, u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi i shtetasit te shpallur ne kerkim nderkombetar Elton Andon Ceku, vjec 37, banues ne Fier. Ndaj ketij shtetasi Gjykata e Distriktit te Masacaset ShBA ka nxjerr nje urdher arresti nderkombetar dhe i shpallur ne kerkim qe ne date 07.06.2012 per vepren penale trafikimi i lendeve narkotike, parashikuar nga neni 21/846 i Kodit Penal Amerikan ku DENIMI eshte BURGIM i PERJETSHEM.
Pjesë e një organizate kriminale të përbërë dhe nga shqiptarë të tjerë, ka trafikuar përgjatë periudhës 2010-2012, por edhe më parë, nga Kalifornia në Boston, të Masaçusets në Shtetet e Bashkuara rreth 50 kg kokainë. Të akuzuar bashkë me Marën janë dhe Iskënder Kapllani, Arben Teta, Igli Leka, Carlos Manuel Tejeda, Tony Bedini, Elton Ceku, Bryant Mendoza. Grupi kriminal u zbulua dhe vu nën akuzë pas hetimeve disavjeçare. Arrestimet e para u regjistruan në mars të vitit 2010, si rezultat i infiltrimit të një oficeri policie që u hoq si shpërndarës kokaine. Ai u shiti 3 kilogramë heroinë Iskënder Kapllanit dhe Bryant Mendoza, të cilët i dorëzuan sasinë e parave dhe kur ata po fusnin mallin në makinë, u arrestuan. Duke shfrytëzuar ligjin e Floridës mësohet se Kapllani arriti të rrëzojë dëshmitë, po federalët ngritën sërish padi ndaj tij dhe e arrestuan sërish në qershor 2012. Hetimet çuan në sigurimin e provave të reja për ngritjen e akuzës ndaj organizatës kriminale. Sipas autoriteteve amerikane, dosja voluminoze me rreth 300 faqe mban prova, përfshirë dhe foto të aktivitetit kriminal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com