Policia ka arrestuar ish-juristin e Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Hidir Zani, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e paligjshëm të mbi 1,100 hektarëve tokë në zonën e Semanit dhe Sheq Marinas.

Ndaj tij Gjykata e Fierit me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë për 56-vjeçarin “Arrest në burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste gjatë ushtrimit të funksionit si jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Fier. 

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vijon operacioni i koduar “Stolen Land”, ndalohet ish-juristi i AShK Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.

Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.

Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë