Banorët e tre fshatrave në Fier kanë protestuar për herë të tretë brenda tre javëve duke kërkuar asfaltimin e rrugës që i lidhte me qytetin.
Banorë të fshatrave Mujalli, Grecalli dhe Daullas bllokuan për disa minuta rrugën kryesore që lidh këtë zonë me Fierin.
Me nisjen e reshjeve kalimi në këtë aks bëhet i pamundur, pasi rruga mbulohet nga balta dhe uji.
Madje në pellgjet e ujit që janë krijuar mes rrugës, notojnë edhe patat.
''Jemi mbledhur të bëjmë një protestë për rrugën. Kemi fëmijët që duhet të çojmë në shkollë. Në do i përshkallëzojmë protestat. Nuk do i çojmë fëmijët më në shkollë’’, u shpreh një banor.
‘’Gjendja është katastrofë, nuk ka ku të shkojë më keq. Nuk ka zhvillim, nuk kanë sit ë shkojnë fëmijët në shkollë’’, u shpreh një banor tjetër.
‘’Jemi mbledhur që të bllokojmë rrugën ku kalojnë makinat. Nuk lëvizim dot, jemi bërë sin ë shekullin e XX’’, deklaroi një banore.
Disa javë më parë bashkia e Fierit u kërkoi banorëve të ndalnin protestat me premtimin se do të rindërtojë rrugën nëpërmjet firmave që punojnë për by passin e Fierit.
Në fakt janë punimet për këtë të fundit që kanë përkeqësuar gjendjen e rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO