Protesta e banorëve të fshatit, Mbyet të Fierit ku do të ndërtohet landfilli, sot është përqëndruar në vendin ku landfilli është projektuar të ngrihet.

Protesta ka pasur edhe një incident midis kryeplakut të fshatit dhe banorëve, pasi ata kanë kërkuar që kryeplaku të flasë por ky i fundit ka refuzuar.

Gjithsesi banorët edhe ditën e sotme kanë kërkuar që ky landfill mos të ndërtohet, ndërkohë që varku i automjeteve ka arritur në rreth 1 kilometër.

Shkak për daljen e banorëve në protestë është bërë një vendim i Këshillit Bashkiak për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të qytetit të Fierit.

Si pasojë e bllokimit të rrugës, ka pasur përplasje mes drejtuesve të automjeteve dhe protestuesve. 

Banorët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në anullimin e këtij ndërtimi që sipas banorëve është shumë pranë zonave të banuara. 

Kjo është protesta e dytë që banorët po zhvillojnë, pasi ditën e djeshme ata kanë protestuar sërish duke bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Fier-Ballsh. 

[gallery]19372[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com