Fier/ Bie nga skela punonjësi 65-vjeçar, arrestohet pronari i fabrikës së vajit, i dëmtuari ishte i pasiguruar

Fier/ Bie nga skela punonjësi 65-vjeçar, arrestohet pronari i fabrikës së vajit, i dëmtuari ishte i pasiguruar

Foto ilustruese

Fier - Një 62-vjeçar, i cili ishte pronar i një fabrike për përpunimin e vajit është arrestuar pasi mbante në punë punonjës të pasiguruar.

Shkak i zbulimit të kësaj shkelje nga pronari i fabrikës ishte fatkeqësia e një punonjësi 65-vjeçar, i identifikuar me inicialet T.C., i cili gjatë procesit të punës ra nga skela.

65-vjeçar i dëmtuar rezultonte punonjës i pasiguruar.

Pronari i fabrikës akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

“62-vjeçari (pronari I fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar”,-njofton policia.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake