Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi nën kërcënimin e armëve i kanë marrë një personi në periudha të ndryshme shumën e 31 500 euro. 

Në prangat e policisë kanë rënë Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha, të cilëve në momentin e arrestimit iu sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar.

Operacioni i koduar "DERMENAS" përfundoi me sekuestrimin në cilësinë e provës materiale 3000 euro, 1 karikator pistolete dhe aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.

Një prej të arrestuarve, Nezir Bullaku, 48 vjeç, banues në Dermenas, Fier rezulton i dënuar më parë për vrasje në tentativë.

Arrestimi i dy shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi pasi kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t'i marrë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit E.R.

Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumen prej 31.500 euro këtij shtetasi.

Në cilësine e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000 eurosh, disa aparate celular të perdorur nga të dyshuarit dhe nje karikator arme zjarri pistoletë.

Materialet i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për këta shtetas si autor të dyshuar për veprën penale “ Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga Nenet 109/b, 25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com