Shmangin kontrollin me skaner për të futur kanabis për të burgosurit, arrestohen në flagrancë dy guardian në burgun e Fierit.
Policia e Fierit ka prangosur sot dy punonjës të burgut të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambenitet e burgut dhe iua jepnin të burgosurve.
Policia saktëson se Ledio Pashaj, 21-vjeç dhe Lusiano Rexha, 26-vjeç, të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier, fusnin lëndë narkotike brenda tek të dënuarit dhe droga u është gjetur gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Menjëherë pas konstatimit, policia ka bërë kontroll edhe në banesat e tyre dhe nga kontrolli i banesës së Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj" dhe "Shpërdorimit të detyrës".
Pas arrestimit ata janë shkarkuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të burgjëve dhe i janë dorëzuar Policisë së Shtetit për ndjekie penale,
Nga hetimet ka rezultuar se këtë aktivitet të paligjshëm dy gardianët e kryenin prej 4 muaj dhe deri ditën e arrestimit kanë mundur të furnizonin me kanabis të burgosurit në Fier duke ja shitur atyre me çmim deri në 5 mijë lekë për cdo dy cigare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com