Një ditë më parë policia e Fierit arrestoi një 15-vjeçar dhe shpalli në kërkim dy të tjerë për vjedhjen e 4 milionë lekësh të reja, në banesën e një 48-vjeçari.
Burime nga blutë e Fierit bëjnë me dije se është ndaluar dhe një nga dy të shpallurit në kërkim për vjedhjen e parave.
Është bërë ndalimi i 22-vjeçarit Aris Zhavari, banues në lagjen "15 Tetori" Fier.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 20.05.2017, në bashkëpunim me shtetasin S.K, 15 vjeç(i cili u ndalua dje nga ana jonë) dhe me një shtetas tjetër i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 4 milion lekë të reja në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti" Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com