Fier- Një aksion i përbashkët i Inspektoriatit Ndërtimor lokal, Policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit, i nisur pak ditë më parë ka çliruar shëtitoren kryesore dhe qendrën e qytetit të Fierit nga ndërtimet e paligjshme.
Pas skadimit të afatit 15 ditorë të njoftimit për prishjen vullnetare, policia ka prishur më shumë se 27 kioska, 20 lokale dhe dhjetra shtesa pallatesh. Vendimi për prishjen e këtyre objekteve është marë nga Këshilli Bashkiak, për t'i hapur rrugë zbatimit të projektit për ristrukturimin dhe modernizimin e shëtitoreve kryesore të qytetit, projekt i financuar nga qeveria shqiptare në vlerën rreth 204 205 812 lekë.
Aksioni i policisë nuk ka qenë shumë i lehtë, pasi uniformat blu dhe ato të Policisë bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor janë ndeshur në shumë raste me kundërshtime nga administratorët e objekteve dhe përfaqësuesit ligjorë të tyre, pasi ata kanë argumentuar se disponojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Kreu i Inspektoriatit, Ferdinand Muskaj, u shpreh se "vetëm 5 kioska nga të gjitha objektet e prishura do të përfitojnë dëmshpërblim".
"Shumë nga pronarët që disponojnë dokumente dhe pretendojnë se janë në përputhje me ligjin, nuk i kanë të rregullta.Ata mbase kanë në pronësi sipërfaqet e tokës, por jo objektet e ndërtuara mbi këto sipërfaqe", tha Muskaj.
Sipas tij, aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje deri në prishjen e të gjitha objekteve, që cënojnë shëtitoren "Jakov Xoxa" dhe qendrën e qytetit.
Ai siguroi qytetarët se gjatë zbatimit të këtij aksioni nuk do të ketë as seleksionime dhe as abuzivitet.
Aksioni për prishjen e kioskave do të përfundojë brenda disa ditëve dhe paralel me të po bëhet pastrimi i inerteve dhe krijimi i mjediseve të gjelbëruara./ATSh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Funksionari i Hamas tregon për Reuters: Ja pse po hezitojmë për marrëveshjen me Izraelin
14 Janar, 20:20