Një 21 vjeçar është ndaluar nga policia pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt nga qafa një 34 vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur më 9 tetor të këtij vitit, por ndalimi i Keidi Myrdarasit nga policia është bërë mëngjesin e sotëm.  

Sipas njoftimit të policisë,  Myrdarasit, në lagjen "8 Shkurti" të qytetit të Fierit i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt 34- vjeçare me iniciale E.B. banuese në lagjen "1 Maji" në Patos.

Njoftimi i policisë

Fier!
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
 
-Keidi Myrdarasi, 21 vjeç, banues në lagjen "1 Maji" Patos.
 
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.10.2016 në lagjen "8 Shkurti" Fier, i ka vjedhur me dhunë varsen e floririt nga qafa shtetases E.B, 34 vjeçe, banuese në lagjen "1 Maji" Patos.
(Neni 134 i Kodit Penal).

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)